E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, gjendet i vrarë një 40-vjeçar

Policia lokale bëri me dije se viktima është shtetasi Martin Përgjoni, 40-vjeç, i cili sipas hetimeve ka mbetur i vdekur nga armë zjarri.

Në afërsi të viktimës është gjetur edhe një armë. Trupi i pajetë është gjetur nga banorë të zonës, të cilët kanë lajmëruar më pas edhe policinë.

Organet e hetimit dyshojnë se 40-vjeçari ka qenë bari dhe dyshohet se mund të jetë vetëvrarë. Gjithsesi, hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. /Start/

                                                                                             2012-04-08 19:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›