Kushtetuesja kthen kërkesën e ushtarakëve për pensionet

Ligji u miratua nga Këshilli i Ministrave në nëntor të vitit 2010 dhe në dhjetor të po këtij viti, ligji u miratua edhe në Parlament. Kolegji i Gjykatës Kushtetuese i përbërë nga Xhezair Zaganjori, Altina Xhoxhaj dhe Sokol Berberi, vendosën që kërkesa e ushtarakëve është e paplotë nga ana e provave materiale.
Disa muaj më parë, Shoqata e Xhenierëve të Shqipërisë, çuan në Gjykatën Kushtetuese ligjin, me pretendimin se ai është i papërputhshëm me Kushtetutën e vendit si dhe me vetë një vendim të kësaj gjykate.
Para se të kalonte për shqyrtim nga ana e anëtarëve të Gjykatës Supreme në vend, kërkesa e ushtarakëve u trajtua nga kolegji i kësaj gjykate, i cili vendosi që të mos fuste në rendin e trajtimit të kërkesave. Ushtarakët kundërshtojnë vendimin e qeverisë që pensioni i tyre të jetë i barabartë me pagën neto, teksa ata pretendojnë të marrin më shumë. Në këtë kontekst, Kushtetuesja kërkon që ushtarakët në kërkesën e tyre të specifikojnë përfitimin nga paga neto. /Start/
2012-04-09 09:08