E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, plagosi motrën me thikë, arrestohet 36-vjecari

VLORË- Plagos me thikë motrën, pranga 36-vjecarit. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 14:30 në lagjen “28 Nëntori” në afërsi të Kishës Ortodokse në banesën e familjes Colaj.

Nga hetimet paraprake mësohet se Ylli Colaj, 36 vjec ka tentuar të vrasë motrën e tij shtetasen K. C., vjec 34-vjec pas një konflikti për motive të dobëta. 34-vjecarja është dërguar në spital dhe gjendja e saj mësohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. 

Menjëherë pas ngjarjes policia ka arrestuar në flagrancë 36-vjecarin, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar një thikë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Vrasje me dashje”.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Sarandë, tentoi të vrasë fqinjin, pranga 45-vjecarit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›