E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i PS, Berisha: Rama mos kërcënojë me bllokim, ta dërgojë në Apel

TIRANË- Mandati i Rudina Seserit është kthyer në ‘mollë sherri’ mes të majtëve dhe të djathtëve. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, kryeministri Berisha i’u pëgjigj sulmeve të opozitës, e cila pretendon se po i vidhet mandati.

Gjatë fjalës së tij të gjatë Berisha akuzoi kreun e socialistëve se po përpiqet të fitojë kredo politike, ndërkohë që garantoi se mazhoranca nuk do të cënojë mandatin e asnjë force politike, por nga ana tjetër u shpreh se kërkon respektimin e Kushtetutës. 

“Rama e bën në mënyrë të paskrupullt se e ka të qartë se mandati nuk mund ti merret kurrë, dhe se mazhoranca nuk ka dhe nuk do ketë tendencë të përveësojë një mandat që si takon . E serviri zonjën Seseri si star dhe kur e la ngeli. Qytetarët duhet sqaruar si qëndron e vërteta. Më 13.1 2012 me vendimin nr 2 të marrë në ora 11:00 KQZ i ka dhënë mandatin e zonjës Seseri, zotit deputet të Durrësit, Gjon Bardhi. Zoti Bardhi duke qënë deputet në listën e PS pa paraqitur dorëheqjen nga kjo listë ka garuar dhe fituar për kryetar Bashkie të fushë Krujës. Zoti Bardhi nuk kishte asnjë pengesë mbi tokë për të bërë atë që bëri, pasinë edhe minsitri Basha dorëzoi mandatin dhe garoi për kryetar Bashkie, po Ferdinat Xhaferri që kishte mandatin e ministrit, apo Ardian Kollozi që la mandatin e deputetit. Zoti Badhi nuk kishte pengesë të bënte me shkrim KQZ kërkesën se unë po garoj për kryetar bashkie ndaj dhe jap dorëheqjen si kandidat për deputet. Më 13 janar KQZ votoi mandatin e z. Bardhi. Bardhi paraqitit dorheqjen, por tani është me dy mandate, me atë të kryetarit të Bashkisë dhe me atë që i ka akorduar KQZ”,- deklaroi Berisha. 

Kreu i ekzekutivit ftoi kryesocialistin Rama t’i drejtohet gjykatës së Apelit në vend që të kërcënojë sipas tim me bllokimin e reformave. 

“Zotëri nuk është kjo mazhorancë që mund të pranojë ti diktohen rregullat sic i dikton ti në partinë e tij. Kjo mazhorancë është e detyruar të respektojë lgijet e vendit, ndaj dhe kërcënimi se do bllokoj reformën...nëse ti merr pjesë në reforma për hir të mazohorancës asnjë ditë mos bashkëpuno. Po nuk bërë këtë që të them unë, do bëj këtë dhe këtë... dhe se ëdhtë një popull në mes nuk ka rëndësi sipas tij. Sot kanë dalë me një variant të ri që gjykata Kushtetuese është shprehur dhe unë kërkoj të gjykoj sërish atë vendim”,- theksoi Berisha. 

Kryeministri Berisha tha se Rama lëvizja e re e Ramës është se si të bashkojë aleatët me Bamir Topin.
“Është në konfuzion. E gjithë beteja është sesi të bashkojë aleatët me Bamirin dhe i la pa mend. I ka mbajtur gjer tani me premtim mashtrime, tani u thotë shkoni tek Bamiri. Disa prej tyre po të jetë puna për Bamirin rrinë më mirë me Ramën, se c’farë ju sjell ajo. I del dhe Mefistoteli i PS-së, i cili i thtoë se LMN e përmbushi qëllimin e vet, paska qënë qëillimi i LMN të përjashtonë Kastriot Islamin?”,- ironozi kryeministri. 

Kryeministri Berisha në fund të fjalës së tij siguroi edhe një herë se mazhoranca nuk do të cënojë mandatin e asnjë force politke, duke theksuar se atij që i takon mandati do të ulet në Parlament në respektim me ligjet  e vendit.

 (el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Rama: Berisha mban të bllokuar mandatin e PS, kërkon konflikt 'Mandati i Seserit', Gjiknuri: PD po shkel Kushtetutën, Paloka: Nuk po ua vjedh njeri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›