E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha mban të bllokuar mandatin e PS, kërkon konflikt

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, reagoi në lidhje me deklaratën e kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit PD, duke e akuzuar sërish për mbajtjen peng të mandatit të një deputeti socialist.

Sipas shefit të opozitës, kryeministri kërkon me çdo kusht konflikt me opozitën, për ta përdorur si alibinë e radhës për dështimet e tij.

“Kur thotë shkoni në gjykatë për mandatin, Berisha rikonfirmohet si shpërdorues i pushtetit duke cënuar edhe sovranitetin e popullit të materializuar në mandatet e kuvendit. Berisha se fsheh dot se e ëndërron një konflikt me opozitën dhe të ketë justifikime se po më bllokon opozita dhe kur ne kërkojmë atë që na takon si në këtë rast me ligj e me zakon, se Berisha ka dështuar në qeverisje, me integrimin, me alibinë e bllokimit dhe tanimë edhe justifikimet i kanë rënë të gjitha si rrobat e mbretit lakuriq”- tha Rama.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›