E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, grabitet me armë një kazino, një i arrestuar

TIRANE - Dy javë pas ngjarjes së rëndë, ku u vra arkëtarja e një banke dhe u plagos roja e sigurisë, rikthehen në kryeqytet grabitjet me armë zjarri.

Një tjetër ngjarje është shënuar pasditen e sotme në një kazino në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një shumë të vogël parash.

Policia ka bërë të mundur arrestimin njërit prej tyre dhe është venë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes, i cili u largua në drejtim të paditur.
Sipas policisë, gjatë grabitjes nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa grabitësit kanë mundur të marrin vetëm një shumë të vogël parash.

Një ditë më parë u grabit një kazino pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re, ku një person me maskë dhe i armatosur ka marrë nën kërcënimin e armës një shumë prej 500 mijë lekësh të vjetra. Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›