E Diel, 1 Nëntor 2026

Mandati i Seserit, PS: Bllokimi i PD absurd, rrezikojnë konsensusin

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello ka reaguar sot për mandatin e ish deputetes socialiste Rudina Seseri që pritet të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, pas refuzimeve të mazhorancës për të mos pranuar emrin e Edison Konomit.

Gazeta Shqiptare shkruan se në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Mandateve demokratët do të kërkojnë interpretim për këtë mandat në Kushtetuese pasi nuk kanë pranuar refuzimin e Gjon Bardhit, emrit pasardhës në listë, i cili zgjodhi të mbajë postin e kryetarit të bashkisë së Fushë-Krujës.

Përfaqësuesit e opozitës në komision kanë kërkuar të konstatohej papërputhshëmria e mandatit dhe shpallja i pavlefshëm i mandatit të Gjon Bardhit, në mënyrë që Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’i hapej rruga për të spostuar emrin e radhës në listë, Edison Konomin. Pikërisht në këtë pikë duket se demokratët dhe socialistët nuk kanë gjetur konsensus duke ja lënë në këtë mënyrë Gjykatës Kushtetuese për interpretim.

Deputeti Bello, i cilësoi si absude argumentat e përdorura nga mazhoranca, duke u shprehur se në këtë mënyrë po rrezikohet edhe konsensusi mes palëve.
“Bllokimi i imandatit të Edison Konomit është absurd, argumentet që përdor mazhoranca nuk ekzistojnë. Në këtë mënyrë po rrezikohet konsensusi dhe fryma bashkëpunuese”, u shpreh ai duke i qendruar argumentave të socialistëve se Edison Konomit i takon ai mandat, pas refuzimit të Gjon Bardhit.

Më 16 dhjetor, Rudina Seseri vendosi të dorëzojë mandatin e deputetes. Sipas ligjit zgjedhor, i takonte emrit pasardhës në listën e PS për qarkun e Durrësit të marrë këtë mandat.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›