E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreziku i shtatzanisë, ja pilula që përdoret edhe pas 5 ditësh

ITALI- Mbërrin pilula e re kontraceptive e emergjencës, e njohur si 'pilula e përdorshme pas 5 ditësh.

Pilula Ella One, do mund të gjendet me lehtësi nëpër farmaci prej 2 prillit, 2012, në më shumë se 20 vendet të botës, së fundmi edhe në Itali.

Pikat e forta të kësaj pilule të paraqitur në një konferencë për shtyp, janë efikasiteti i madh.

Pilula pas 5 ditësh mësohet se është tre herë më shumë e efektshme në 24 orët e para dhe dy herë më shumë' në 72 orët e para.

Pilulën mund ta përdorni deri në pesë ditë pas raportit seksual të pambrojtur qëë rrezikon një shtazani të padëshiruar.

EllaOne 'tashmë' shitet në mbi njëzet vende të botës. Për përdorimin e saj duhet të kryehet një test shtazanie mëpërpara. Kostoja e saj do të jetë 34.89 euro paketa.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›