AK: Kanali i Korfuzit, tjetër gjunjëzim i qeverisë ndaj haraçit grek
TIRANE - Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kuq e Zi, Myslym Pashaj ka shprehur shqetësimin për situatën që po përjeton flota shqiptare e peshkimit në kanalin e Korfuzit.
Profesor Pashaj deklaroi se flota shqiptare e peshkimit po kërcënohet nga trysnia greke dhe se kanali i Korfuzit është një tjetër gjunjëzim i qeverisë shqiptare ndaj haraçit grek.
Sipas Pashaj, qeveria shqiptare ka fshirë ligjet e brendshme të kufirit tokësor dhe detarë me qëllim favorizimin e të tilla situatave, ku Greqia të ndihet zot i ujërave shqiptare.
Përmes një njoftimi për mediat, Aleanca Kuq e Zi thekson se “Mesi i kanalit të Korfuzit është vija e vërtetë ndarëse detare dhe shkelja e saj është cënim i hapur i integritetit territorial të Shqipërisë.”
“Flota e peshkimit shqiptar po ndjehet në detin e saj e kërcënuar dhe e pambrojtur nën trysninë e shtetit grek. Patrullimi i rojeve bregdetare të autoriteteve greke është një shkelje e hapur e integritetit territorial për të cilën shteti shqiptarë duhet të marra masa urgjente.”- theksoi Pashaj.
(er.nu/BalkanWeb)