E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit, Shoqeri Civile-Avokat i Popullit

Tiranë- Shoqeria civile dhe institucioni i Avokatit të Popullit kanë firmosur sot marrëveshjen e institucionalizimit të marrëdhenieve në mbrojtje të të drejtave të njeriut, në luftën kundër diskriminimit dhe korrupsionit.

Gjatë fjalës së tij Avokati i Popullit, Igli Totozai u shpreh se të bashkuar mund të luftohet dhe të arrihen të drejta e garantuara për qytetarët e vendit.

Pas një dere dëgjesash në Shkodër shkuam në lagjen Tophane, e përmbytur disa herë në vitet e fundit. Ndjeva që ata njerëz kanë nevojë. Në shtëpitë e tyre varferia ishte maskuar me dinjitet dhe kujdes. Asgjë smund të arrihet vetëm asnjë ndryshim nuk mund të behet nëse sperdorim mundësitë e secilit prej nesh. Fatkeqësitë i kanë bërë njerëzit e sertë dhe të ashpër. Besojmë se inicviativat tona janë jashtë çdo detyrimi politik dhe gjithëpërfshirës. Na bashkon besimi tek një Shqipëri me të drejta të garantuara. Mirënjohje dhe mbështetje ndihmën që shoqëria civile i ka dhënë zyrës së Avokatit të Popullit- tha Totozani.

Ndërkohë i ftuar në këtë aktivitet ambasadori i BE-0së në Tiranë, Ettore Sequi deklaroi se Bashkimi Europian mbështet Shoqerinë Civile dhe zyren e Avokatit të Popullit, teksa ka nënvizuar se prioritet i veçantë i jepet grupeve në nevojë.

BE  mbështet institucionin e Avokatit të Popullit dhe Shoqërinë Civile. Kjo është arsyeja që jam shumë i kenaqur që jemi këtu sot Përmbushja e kritereve të Kopenhagenit është kusht që Shqipëria të marrë statusin dhe ne i japim rëndëi grupeve të veçanta në nevojë. Dy nga 12 prioritetet kyçe kanë të bëjnë një me të drejtat e njeriut, fëmijëve dhe grave dhe komunitetin rom dhe për çështjet e antidiskriminimit, si dhe për parandalimin e diskriminimit. Me Avokatin e Popullit dhe Shoqërinë Civile do të japim një kontribut të mirë edhe për hetime të rasteve ku ka shkelje të të drejtave dhe lirive themelore’- tha Sequi.

Kreu i prezencës së BE-së në Tiranë Sequi ka shtuar se shoqeria civile ka nevojë për mbrojtje dhe promovin teksa ka bërë thirrje që rekomandimet e saj dhe të Avokatit të Popullit të menaxhohen në formen e duhur nga administrata publike.

‘Rekomandimet e Avokatit të Popullit duhet të menaxhohen siç duhet nga administrat publike. Besojmë se shoqëria civile ka nevojë për tu mbrojtur dhe per tu promovuar. Besojmë se një rol i fortë i shoqerive civile e Avokatit të Popullit të është një parakusht për këtë sukses.  Kjo është një ndër arsyet pse BE ka dhënë 5 milionë euro për shoqerinë civile. Kemi besim se do të tregoni angazhim, dedikim dhe vullnet. Demokracia është diçka që ne marrim pjesë. Organizatat e shoqerisë civile kanë mundësitë dhe aftësitë për të ndërtuar një komunitet global të shendoshë- tha Sequi.

Ndërkohë perfaqësuae të shoqërisë civile shtuan se marrëveshja sdo të mbesë vetëm në letër pasi ‘shoqëria civile në Shqipëri është vitale, gezon të drejtën për të qënë aktive në mbrotje të të drejtave të qytetarëve të saj’.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Përzgjedhja e Avokatit të Popullit, Sequi: Proces publik dhe transparent Tiranë- Shpallja e Igli Totozanit, si i përzgjedhuri i Partisë...
  2. OKB-Shqipëri, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit 4 vjeçar Nënshkruhet memorandumi 4 vjeçar i bashkëpunimit mes Organizatës së kombëve...
  3. Tirana binjakëzohet me Dohanin, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit Dohan- Kryeqyteti shqiptar është binjakëzuar me atë të Dohanit përmes...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›