Kryeparlamentarja indiane Shqiperia e shenjte si Nene Tereza

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi nje vizite ne Indi me ftese te homologes se saj indiane Meira Kumar. Qellimi i kesaj vizite ishte forcimi i metejshem i marredhenieve politiko-ekonomike mes Indise dhe Shqiperise. Nje vizite qe ka perkuar edhe me 100-vjetorin e lindjes se humanistes se madhe te njerezimit Nene Terezes. Ndaj per nder te saj ne mjediset e Parlamentit indian eshte hapur nje ekspozite fotografike me aspekte te jetes se Nene Terezes jo vetem ne Indi. Ndersa zonja Topalli i prezantoi homologes se saj permes fotove edhe historikun e vizitave te humanistes se madhe ne Shqiperi mes viteve 1989-1996. Kumar vleresoi Shqiperine dhe figuren e Nene Terezes. Marredheniet midis dy vendeve tona jane shume miqesore. Vizita juaj i jep jete kesaj miqesie prandaj dhe shkembimi i vizitave midis nesh duhet te jete me i shpeshte. Une mendoj se popujt tane ndajne vlerat e shtetit ligjor te te drejtave te njeriut dhe te pluralizmit gje qe e ben edhe me te forte lidhjen mes nesh. Por ne kemi nje gje edhe me te forte qe na lidh Nene Terezen. Ju vini nga nje vend qe perderisa ka nxjerre nje figure si Nene Tereza duhet te jete nje vend i shenjte - tha Meira Kumar. Kryeparlamentarja shqiptare kujtoi me admirim Nene Terezen. Te gjithe indianet qe admirojne Nene Terezen gruan e madhe shqiptare qe ka mbizoteruar te gjithe zemrat e indianeve. Gjetja e momentit per te bere kete vizite me rastin e 100-vjetorit ka nje domethenie te madhe per nje lidhje te forte midis Indise dhe Shqiperise. Ne shpresojme qe kjo vizite do te inkurajoje marredheniet e metejshme. Ne do te shkojme ne terma ekonomike ne forcimin e lidhjeve te shkembimeve ekonomike shkembimeve tregtare - tha Topalli. Dy zyrtaret e larta folen gjithashtu per rruget e mundshme te forcimit te bashkepunimit dypalesh vecanerisht per sa u takon marredhenieve ekonomike e tregtare por edhe ne fushat e arsimit e kultures. Kryetarja e Kuvendit i kerkoi homologes indiane te ushtronte ndikimin e saj per realizimin e nje vizite te Kryeministrit te Shqiperise ne Indi. Meira Kumar duke konsideruar se shkembimi i vizitave ne nivel kryeministrash sherben per ngritjen e urave te bashkepunimit e siguroi zonjen Topalli se do te jepte kontributin e saj. Ne axhenden e Topallit ishte edhe takimi me ministrin per Ceshtjet Parlamentare dhe Burimeve Ujore PawanndashKumar Bansal dhe ministren e Shtetit ne Ministrine e Puneve te Jashtme znj. Preneet Kaur. Ministrja e Shtetit shprehu solidaritet me zonat e permbytura ne Shqiperi dhe ofroi mbeshtetje me ekspertize per rehabilitimin e zonave te prekura.