Mandati i deputetit Ilir Beqja ne doren e Gjykates Kushtetuese
Eneida Jacaj
Keshilli i Rregullores Mandateve dhe Imunitetit vendosi qe mandati i deputetit Ilir Beqja ti kalohet per votim Parlamentit dhe me pas ky i fundit do te votoje nese do tia dorezoje apo jo Gjykates Kushtetuese e cila do te jape vendimin e fundit. Keshilli ka diskutuar per 2 ore mandatin e deputetit socialist Ilir Beqja pa pranine e mediave. Ne seancen e ardhshme plenare do te diskutohen per votim dy raport-qendrimet qe Keshilli do ti dorezoje Parlamentit. Mesohet se gjate mbledhjes se Keshillit ne argumentet e tyre demokratet iu referuan nenit 70 pika 3 e Kushtetutes ku thuhet se deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre. Demokratet e kane akuzuar deputetin Beqja se ka shkelur Kushtetuten pasi kompania ku ai eshte aksioner ka fituar nje tender per informatizimin e Bashkise se Durresit. Por deputeti Beqja eshte shprehur se tenderi eshte fituar perpara se ai te bente betimin ne Kuvend me 25 shkurt te ketij viti. Por demokratet i referohen nenit 71 pika 1 e Kushtetutes ku thuhet se mandati i deputetit fillon diten qe ai shpallet i zgjedhur nga komisioni perkates i zgjedhjeve. Pra sipas demokrateve kur perfitoi tenderin nga Bashkia e Durresit zoti Beqja ishte deputet.
Ligji per Statusin e deputetit
Deputeti Beqja ne fjalen e tij ne Keshillin e Rregullores per Mandatet dhe Imunitetin ka argumentuar se nuk e ka shkelur Kushtetuten pasi ne kohen kur kompania ne te cilen ai eshte aksioner ka fituar tenderin per Bashkine e Durresit ai nuk kishte bere betimin ne Parlament. Beqja i eshte referuar nenit 2 ku thuhet se deputeti i Kuvendit gezon status te vecante gjate periudhes se ushtrimit te mandatit te deputetit status qe buron nga Kushtetuta dhe nga ligjet. Beqja nder te tjera argumentoi se kerkesa zyrtare nga Kuvendi i Shqiperise per te deklaruar interesat private i eshte bere ne daten 1 mars te vitit 2010 dhe jo ne shtator te 2010-s kur Parlamenti filloi punimet. Pra mandati i tij ka filluar ne daten 25 shkurt 2010 ashtu si edhe kolegeve te tij kur kane bere betimin. Ne vjeshten e vitit 2009 kur kompania ku jam nje nga ortaket ka konkurruar per kontraten e fazes se dyte te punes ne fjale. Une Ilir Beqja nuk kisha filluar ta ushtroja mandatin tim si deputet per arsyen e njohur boterisht qe Partia Socialiste refuzonte te hynte ne Parlament. Para se kompania te merrte pjese ne kete konkurrim jam keshilluar me juriste te njohur dhe kam krijuar bindjen e plote se nje pjesemarrje e tille nuk binte ndesh gjekundi as me Kushtetuten dhe as me ligjin per parandalimin e konfliktit te interesit. Kjo bindje me eshte konfirmuar edhe keto dite permes keshillimeve qe kam bere me te tjere eksperte te nderuar te se drejtes kushtetuese te cilet jane bere edhe pjese e debatit publik pas nisjes se kesaj farse mirefilli politike - u shpreh Beqja duke nenvizuar se nocioni i ushtrimit te mandatit eshte themelor sepse vetem pas betimit deputeti vishet me fuqi te plota juridike nga ligji publik per te ushtruar detyren dhe vetem atehere lind mundesia e konfliktit te interesit.
Ligji per parandalimin e konfliktit te interesit
Ne perfshirjen e tenderit te Bashkise deputeti Beqja shprehet se i eshte referuar edhe ligjit per parandalimin e konfliktit te interesit. Dhe pas dates kur Beqja ka bere betimin ne Parlament kompania ku ai eshte ortak nuk ka marre pjese ne asnje gare te financuar nga para publike. Ligji kerkon qe zyrtari te beje perpjekje per te parandaluar vete konfliktin e interesit. Dhe pikerisht kjo ka ndodhur ne rastin tim sepse kete kam bere une pas dates 25 shkurt 2010. Qe nga ajo date pike per pike konform ligjit per parandalimin e konfliktit te interesit kompania ku une jam ortak nuk ka marre pjese ne asnje gare apo tender te financuar nga para publike. Madje ne shtator 2010 kohe perpara sesa te niste kjo perbaltje e denje vetem per nje shumice qe ka vjedhur zgjedhjet kompania nuk ka marre pjese ne garen per fazen e trete te pikerisht asaj pune per te cilen kishte zbatuar kontraten se ciles i referohen autoret e farses qe na ka mbledhur ketu sot - u shpreh Beqja.
16 Tetor 2010