E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle-Haxhinastos Mbetet shqetesues vazhdimi i ngercit politik



Komisioneri Europian per Zgjerimin Stefan Fyle priti dje ministrin e Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto. Ministri deklaroi pas takimit se biseda u perqendrua tek heqja e regjimit te vizave. Persa i takon opinionit mbi statusin kandidat te Shqiperise burime konfidenciale nga Komisioni bene te ditur dje se deri ne keto momente vleresohet ne nivel jo te duhur dialogu politik miratimi i ligjeve te kerkuara dhe zbatimi i legjislacionit. Ne morem vec ndjeshmerine se Komisioni do te hartoje nje opinion qe do inkurajoje ne menyre te qarte vazhdimin e integrimit- ka theksuar Haxhinasto. Nderkohe burimet kane bere te ditur se Komisioneri per Zgjerimin Fyle eshte treguar shume i ashper. Komisioneri u shpjegoi posacerisht se mungon dialogu politik dhe nuk funksionojne institucionet demokratike ne vend. Madje ai u tregoi se mund ta kuptonin edhe vete tashme se si do te ishte opinioni i Komisionit per Shqiperine cfare nuk duhet ti habiste meqenese keto shqetesime Komisioni ua percjell autoriteteve shqiptare prej 6 muajsh- kane bere te ditur burimet. Ministri Haxhinasto thote se per Komisionin shqetesim mbetet kthimi i opozites ne Parlament qe ata te votojne ligje te rendesishme. Zyrtarisht zedhenesja e komisionerit Fyle Anxhela Filote sqaroi se komisioneri shprehu ndaj ministrit shqiptar shqetesimin per vazhdimin e ngercit politik ne Shqiperi. Nderkaq opinioni per statusin kandidat do te publikohet ne 9 nentor.

16 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›