E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheshi,Faja:Projekti shkel ligjet e ndërtimit

Beteja për sheshin "Skënderbej" ka përfshirë dhe arkitektët e profesionistët e urbanistikës. Profesor Enver Faja është i mendimit se projekti belg nuk mund të harmonizohet me planin francez për qendrën e Tiranës pasi përmban disa shkelje të ligjeve dhe kritereve të ndërtimit.
I njohur si një ndër arkitektët e godinës së Muzeut Historik Kombëtar dhe bashkhartues i planit për Tiranën e Madhe arkitekti Faja thotë se aktualisht duhet zhbllokuar zona e mbetur e unazës së vogël nga ndërtimet, për të lehtësuar trafikun dhe frymëmarrjen urbane në qendër të qytetit. Për arkitektin Faja tri kullat që parashikohet të ndërtohen ndë dy fazat e tjera të projektit belg në sheshin "Skënderbej", janë të gabuara. Përmes argumentave profesionale ai vijon të mbrojë mendimin se zemra e qytetit duhet të jetë e hapur dhe jo e mbyllur nga arteriet rrugore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›