E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Manhatani i Zagrebit”, Rama: Ndjesë për nxitimin, nuk reflekton të vërtetën mbi ecurinë e projektit

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar falje publike lidhur me lajmin e publikuar nga ai vetë në rrjetin social Twitter mbi “Manhatanin e Zagrebit”. Rama shkruan se “Manhatani i Zagrebit” nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit.

“Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit” nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin! Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje!”, shkruan Rama.

Më herët kreu i qeverisë bënte me dije se “Eagle Hills” kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, është mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”.

““Eagle Hills” kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat”, shkruante Kryeministri Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›