E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Balluku një ndër më të korruptuarit në Shqipëri”, Berisha njofton tjetër protestë: Vjedhje të mëdha përmes Bitcoin dhe fondeve publike

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët ka paralajmëruar një tjetër protestë kundër qeverisë. Teksa ka artikuluar një sërë akuzash ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama, Berisha deklaroi se data për mbajtjen e protestës së radhës do të caktohet në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë.

“Sot është mbledhja e kryesisë ku do sugjeroj vendimin për protestën e radhës. Europa vjen në Tiranë., Shqipëria duhet të vijë në Europë në Tiranë. Për të paraqitur problemet e tmerrshme me të cilat përballet vendi dhe për të garantuar asnjë lloj vështirësie, përveçse mikpritje për samitin BE-Ballkani Perëndimor duke nderuar Shqipërinë me një përfaqësim tjetër nga ai që bën Rama të qytetarëve shqiptarë. Për të sjellë në arenë problemet e tmerrshme madhore me të cilat përballen shqiptarët sot nga një plaçkitës dhe ka vendosur monizmin politik në Shqipëri dhe vjedh fondet publike. Ditën do e përcaktoj Kryesia e Partisë”, tha Berisha.

Më tej, kreu demokrat u ndal te çeështja e inceneratorëve duke i cilësuar si aferë të pastër korruptive. Sipas tij, ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku është një ndër personat më të korruptuar në Shqipëri dhe kjo sipas tij, lidhet me abuzimet në Rrugën e Arbrit dhe rrugën Kardhiq-Delvinë.

“Dëshmia më flagrante e pseudo hetimit të kësaj afere është kjo. Skapi i partisë, çdo ndërmarrje tjetër mbi tokë do i kishte vënë shiritin e krimit, e zonës së krimit, por nuk i vendos kësaj se është ndërmarrje e Edi Ramës, Agaccit, Ahmetaj dhe Velisë. Asnjë arsye tjetër nuk ka. Balluku është një nga personat më të korruptuar në historinë e Shqipërisë. E keni dëgjuar ndonjëherë në jetën tuaj ju: rruga e Arbrit pasi ëhstë 3-fishuar çmimi, bëhet tenderi për skarpatin. Do jetë ndonjë hajdut i ccmendur si këta. Po si ndërtohet rruga pa skarpatë? 20 milionë euro. Hap Ballukja tenderin e skarpatës. Ja jep kompanisë së gjobave. Nuk kisha dëgjuar ndonjëherë një gjë të tillë. Ajo që ndërton rrugën rregullon skarpatin. Rrugën e arbrit, dhe Kardhiq-Delvinë ka shkelur dhjetëra herë ligjin, shkakton 60-80 milionë euro. E papajtueshme. Çdo të thotë 20 milionë euro skarpatë? Po 300 milionë euro që janë harxhuar deri tani për ça ishin?

Ajo është e kotë t’ia citosh emrin asaj zonje. Është e tëra një vasal mekanik i Edi Ramës. Por ajo po shkel rregullat, ligjet po abuzon me fondet. Merrni rastin e fundit. Çfarë hajdutërie. Për të sistemuar në rrugë anësore aksin rrugor Lekaj-Fier 46 km hap tenderin me 340 milionë euro. 7 mln euro km. Kur ndërtimi i autostradës kushton 3 mln euro maksimumi. Të çmendur në vjedhje. Çfarë urgjence ka? A udhëtoni ju në atë aks? Unë udhëtoj. Por pse nuk zgjeron rrugën tiranë-Durrës, Shkodër-Lezhë që kanë fluksin më të madh të qarkullimit. Prandaj nuk rriten pensionet dhe rrogat. Prandaj shqiptarët largohen çdo ditë e më shumë, prandaj studentëve nuk u ofrohet mbështetje”, tha Berisha.

Më tej ai bëri akuza të forta për vjedhje përmes Bitcoin. Sipas Berishës call centerat në Shqipëri kryejnë vjedhje të mëdha dhe sipas tij, një ekspert i specializuar në konvertimin e Bitcoin në para cash, po ndërton kulla.

“Kanë një platformë që iu thonë qytetarëve blini aplikacionin dhe vendosni Bitcoin në kuletë. Ata kujtojnë se e kanë por s’kanë asgjë më. Është një ekspert i specializuar vetëm në konvertimin e Bitcoin në para cash për të ndërtuar kullat apo pallatet e portit. Ky nuk është i vetëm. Bitcoin përfundojnë të depozituara në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në skemën e hetimit përfshihej dhe Olsi Rama sepse një pjesë e mirë e call centerave po mbyllen. Te këto të tjerat mbushin kuletat e qeverisë, klani Rama dhe këto tjerat punojnë të qeta.  Autoritetet ligjzbatuese spanjolle, gjermane, po zbërthejnë skemën e vjedhjeve gjysmëzyrtare dhe zyrtare”, tha Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›