E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meta propozon shtyrjen e taksimit për profesionet e lira: Amendamentet tona evitojnë rëndimin e barrës fiskale

Partia e Lirisë ka propozuar shtyrjen e taksimit për profesionet e lira deri në kalimin e krizës. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se amendamentet e kësaj partie evitojnë rëndimin e barrës fiskale dhe dekurajimin e profesionistëve të lirë, në mënyrë që të mos largohen nga Shqipëria.

“Amendamentet e Partisë së Lirisë për Projektbuxhetin 2023, për të evituar rëndimin e menjëhershëm të barrës fiskale dhe për të evituar dekurajimin e profesionistëve të lirë, në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.

Projektligji i ri i Tatimit mbi të Ardhurat do të vazhdojë të mbajë politikën e tatimit mbi fitimin 0 për të gjithë biznesin që qarkullon një shumë deri në 14 milionë lekë, me përjashtim të atyre që ushtrojnë aktivitete të profesioneve të lira.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›