E Diel, 1 Nëntor 2026

Manifesti i opozitës, qytetarët zbresin në shesh.

 

Moti i vështirë i ditës së sotme nuk është bërë problem për ata qytetarë që kanë dashur t'i bashkohen manifestit " Po NATO-s, 'jo' Berishës" që partia socialiste ka organizuar. Kështu ka nisur para disa minutash tubimi paqësor, i cili u njoftua nga kreu i PS Edi Rama që para 3 ditësh. Qytetarët në Sheshin Skënderbej nuk do të festojnë vetëm marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO por në një farë mënyre ata do të protestojnë edhe për largimin e Berishës dhe qeverisjes së tij. Ky marshim që po zhvillohet sot është i dyti në radhë , që pas tragjedisë së Gërdecit. Ndryshe nga marshimi i parë që u zhvillua në mënyrë të heshtur, kësaj herë kryesocialisti Rama do të mbajë një fjalim, për të përshëndetur NATO-n por edhe për të kërkuar largimin e Sali Berishës nga kreu i ekzekutivit. Fjala e tij do të mbahet në fundit të manifestit, fill pas koncertit që Partia Socialiste ka organizuar me këtë rast. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›