Rama : 'Stop qeverisjes së vjetër, për një shkuarje të sigurt në NATO'
Manifestin " Pro NATO-s, Jo Berishës" e ka mbështetur kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama me një fjalim të mbajtur enkas për këtë rast. Duke përshëndetur qytetarët pjesëmarrës Rama tha se dita e djeshme ishte një ditë e re ne historinë tonë. Ne , tha ai u ftuam të kthehemi në familjen natyrale, morëm një mbështetje historike, nga SHBA dhe shtetet aleate. Ndërsa politika mori një detyrë të re, anëtarësimin e shtetit në 2009 në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Menjëherë pas fjalës së Ramës, qytetarët kanë vijuar me një shëtitje përgjatë sheshit.Pjesëmarrës në manifest ishin dhe persona të prekur nga tragjedia e Gërdecit .
Nga fjala e Ramës sot në manifest:
Që në 1992 u thirr Shqipëria të bëhej anëtare por u deshën 16 vjet,të vinte kjo ditë edhe pse qytetarët nuk i janë ndarë kurrë kësaj ideje. Qytetarët socialiste e demokrat ndjejnë në sup dorën e lire, dorën që i mbron nga e keqja, dorën që politika e vjetër na pengoi të shtrëngonim. Sot është dhe dita për të parë me sytë tanë provën e një politike që flet për aspirate të reja, politika që nuk ndan por bashkon , nuk shan por organizon . Shqipëria duhet të kthehet në familjen e saj natyrale ndaj ne jemi këtu për të mos e ndalur këtë as edhe një çast më shumë. Këtu nuk ka më ndarje por familjarë , të vjetër e të rinj që nuk duan të humbin kohë dukë qendruar të ndarë por duan të vazhdojnë të shohim njëri-tjërtin të bashkuar. Për të bërë të mundur ëndrrat që politika e vjetër na i ka penguar. Ne e kemi pranuar sfiden e madhe të emancipimit të politikës shqiptare.Rruga drejt NATO-s kalon nga zgjedhjet e lira. Shqiptarët duhet të zgjedhin lirisht dhe ndërshmërisht atë që duan. Nuk do deformohet më vullneti zovran I shqipatërëve . Tragjedia e 15 marsit e ka forcuar këtë prioritet. Shqiptarët nuk duhet të bien më nga shiu në breshër, siç u ndodhi me zgjedhjet më të fundit. Interesi i Shqipërisë dhe qytetarëve është reformimi rënjësisht i këtij sistemi ne do e përfaqësojmë dhe do e mbrojmë këtë interes, duke I përmbushur detyrimet. Sa më të lira dhe të ndershme të jene zgjedhjet aq më spektakolare do jetë fitorja e qytetarëve. Sot është një orëe mirë në historinë tonë, që në të shkuarën na ndau mizorisht një sistem I gabuar. Pas rënies së këtij rregjimi populli ka të drejtën legjitime ti gëzohet kësaj ore të mirë. Jemi mbledhur për t'iu gëzuar kësaj ore, dhe për të mirëpritur një jetë më të mirë, e cila mbetet në tentativë për shkak të një politike të vjetër 17 vjeçare e cila është bërë pengesë.
A ka kuptim të protestohet kundër qeverisë? Pa dyshim që po.Kjo është ora më e mirë për të treguar shqetësimin tonë për të nesërmen. Sepse sot Shqipëria qeveriset nga dora e korrupsionit dhe e papërgjeshmërisë. Socialistë e demokratë nuk kanë pse vuajnë ka mangësitë e kësaj qeverisjeje.