Manifestimet për 100 vjetorin e pavarësisë, Basha nesër në Shkup
SHKUP- Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha do celë nesër në Shkup siparin e manifestimeve për 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar dhe Ditës së Flamuri.
Basha së bashku me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetarin e Çairit, Izet Mexhiti do të vendosin zyrtarisht gurthemelin për sheshin "Skënderbeu" në Shkup.
Po ashtu do të organizohet edhe manifestimi tradicional "Flaka e janarit" ku do të përkujtohen Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, por dhe 30 vjetori i funksionimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Për organizim sa më të mirë të manifestimeve, këshilli organizativ mbajti një koordinim me përfaqësuesit e ministrisë së Kulturës, përfaqësuesit e universiteteve dhe shoqatave jo qeveritare, ku u diskutuan të gjitha aktivitetet që duhet të përfshihen për shënimin sa më madhështor të këtij viti jubilar.
Shkupi dhe shqiptarët e Maqedonisë do të bëjnë përpjekje maksimale që për shënimin e këtij viti jubilar të mos mbeten prapa Tiranës dhe Prishtinës.
(el.me/BalkanWeb)