"Banda e Durrësit", Gjykata e Krimeve të Rënda 4 burgime përjetë
TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda i dha sot fund një ndër proceseve më të gjata gjyqësore, të zhvilluara në këtë institucion.Trupi gjykues me në krye Gurali Brahimllari dha 4 brugime të përjetshme për anëtarët e “Bandës së Durrësit", Lulzim Berishen, Endrit Doklen, Indrit Taullain dhe Plaurent Dervishaj.
Krimet e Rënda gjatë verdiktit përfundimtar për 16 anëtarët e bandës kanë dënuar me disa vite burg 12 prej tyre. Adriatik Coli, i penduari i drejtësisë i shpëtoi kërkesës për “burg përjetë”, për shkak të kontributit që ka dhënë për zbardhjen e krimeve të kryera nga 1998- 2005, nga ish miqtë e tij. Dhe për këtë arsye iu ul dënimi në 10 vite.
Ndërkaq për 4 anëtarët e tjerë Sardian Sulejmani, Kujtim Buna, Altin Olloni, Selman Heti dhe Elvis Hoxhosmani gjykata ka vendosur 25 vjet burg. 20 vite burg ka dhënë gjykata për anëtarët e tjerë të bandës, ndërsa Spartak Kalthi është dënuar me 10 vjet burg, me arysetimin se ka qenë i mitur në kohën që janë kryer krimet nga “Banda e Durrësit”.
Trupi gjykues u tërhoq për vendim rreth orës 13:00 të ditës se sotme, ndërsa vendimi është dhënë pas 6 orësh konsultimi.
Të pandehurit e "Bandës së Durrësit" u akuzuan për të paktën 7 vrasje, 2 plagosje, mbajtjen peng të një dëshmitareje, si dhe disa atentate. Banda dyshohet të ketë vepruar që nga viti 1998 deri në 2005, në qytetin e Durrësit. Fillimisht vepronte si një e vetme, por për shkak të prishjes së pazareve u nda në dy fraksione. Hakmarrja e ashpër mes grupeve rivale shkaktoi dhjetëra viktima. Lulzim Berisha u arrestua në 2006 në Maqedoni.
DËNIMET
Lulzim Berisha burg përjetë
Endrit Dokle burg përjetë
Indrit Taullai burg përjetë
Plaurent Dervishaj burg përjetë
Dritan (Adriatik) Coli 10 vite burg (i penduar)
Kujtim Buna 25 vite burg
Sardian Sulejmani 25 vite burg
Altin Olloni 25 vite burg
Elvin Hoxhosmani 25 vite burg
Alban Neli 25 vite burg
Selman Heti 25 vite burg
Spartak Kalthi 25 vite burg
Altin Nikolla 20 vite burg
Kristian Begu 20 vite burg
Osman Karpuzi 21 vite burg
Ahmet Ajeti 21 vite burg
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: "Banda e Durrësit", Krimet e Rënda 4 burgime përjetë