E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta i pafajshëm, Haxhinasto: Ligji është mbi gjithçka

TIRANE - Zv/kryeministri i vendit, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto deklaroi se vendimi i Gjykatës së Lartë për pafajësinë e kreut të LSI-së, Ilir Meta, tregoi se ligji është mbi gjithçka.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në televizionin NEWS24, Haxhinasto e cilësoi çështjen si një aferë mbi një video të manipuluar.

“ Gjykata u tregua e pavarur, u bazua tërësisht mbi ligjin dhe logjikën juridike”- deklaroi zv/kryeministri.

“Politika nuk është manipulim, as mashtrim, ky vend ka nevojë për një politikë shumë më pozitive, ka nevojë për t’u orientuar pozitivisht drejt arritjeve, alternativave dhe jo goditjeve të kundërshtarëve politikë.”- u shpreh Haxhinasto.

I pyetur nëse kryetarii LSI-së do të jetë sërish pjesë e ekzekutivit të vendit, Haxhinasto tha se “pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë, Ilir Meta mund të vendosë vetë për angazhim ose jo në qeveri".

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›