Nëna e Bleona Matës: 5 vajzat kanë dijeni për zhdukjen
KUKES - Nuk mund të presë që të bëhen 2 vite nga zhdukja e vajzës së saj, ndaj nëna e Bleona Matës i rikthehet apelit ndaj institucioneve për të intensifikuar kërkimet. Akuzat e Bukurie Veizit i drejtohen 5 vajzave që shoqëronin vogëlushen ditën e zhdukjes, përfshirë këtu dhe ish-kunatën e saj.
“Nuk kemi asgjë konkrete në lidhje me Bleonën, Do i kisha bërë thirrje me zemër të plotë shtetit, krimeve të rënda, Avokatit të Popullit për të më gjetur vajzën. 5 vajzat e dinë shumë mirë rrëmbimin e Bleonës dhe zhdukjen e saj.”- deklaroi nëna e vogëlushes.
Në 22 maj të këtij viti Bleona do të festonte 8-vjetorin e saj bashkë me të afërmit e dy prindërit, të cilët që pas zhdukjes së saj njohën vetëm përçarje e akuza të ndërsjellta që pasuan divorcin mes tyre.
Ndërkohë banorët por edhe policia bënë kërkime për shumë muaj në malet e Zapodit, në zonën kufitare, vendet e rajonit si dhe vuri një shpërblim prej 3 milionë lekësh për personin që do jepte informacionin e saktë për vendndodhjen e Bleonës, por asnjë nuk çoi në gjetjen e gjurmëve të vogëlushes.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Nëna e Bleona Matës: 5 vajzat kanë dijeni për zhdukjen