Manipulimi me fatkeqësinë natyrore, politika më e gabuar dhe e zhveshur nga morali që përfaqëson Edvin Rama
Mbledhja e grupit parlamentar të PD, Berisha dënon qëndrimin e opozitës për të bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të KuvenditKryeministri Sali Berisha dënoi dje opozitën shqiptare dhe vendimin e saj për të mos marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme, që kishte për synim diskutimet për situatën emergjente në veri. Reagimi i kryeministrit erdhi pas vendimit politik të një dite më parë të PS për të mos lejuar deputetët opozitarë të marrin pjesë në punimet e seancës së jashtëzakonshme. Në prag të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku u diskutua për përmbytjet në veri, kreu i qeverisë Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, tha se seanca u thirr me kërkesë të deputetëve të PS-së, dhe mbi bazën e kësaj kërkese, kryesia thirri seancën e jashtëzakonshme të debatit për gjendjen në Shkodër, megjithatë sipas tij, tashmë deputetët nuk po lejohen të hyjnë në Kuvend.“Por një vendim zhgënjyes politik u mor. Ata që kërkuan të thirret seanca, nuk lejohen të marrin pjesë në debatin për një fatkeqësi natyrore. Mendoj se ky është një gabim i rëndë sepse manipulimi me fatkeqësinë natyrore është politika më e gabuar dhe e zhveshur nga morali”, u shpreh Berisha, duke uruar për reflektimi, pasi është në interesin më të mirë që opozita të ulet në karriget e parlamentit.“Opozita të marrë vendin që i takon në Kuvend, deputetët që u zgjodhën të përfaqësojnë zgjedhësit e tyre në Parlament”, theksoi Berisha....