Një mendje e sëmurë manipuloi hartën e përmbytjeve në Shkodër, ujin blu e bëri ngjyrë të kuqe, gjaku

Reagon kryetarja e kuvendit Jozefina TopalliKryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, gjatë fjalës në hapjen e sesionit të ri parlamentar, vlerësoi procesin operacional të organizuar nga strukturat shtetërore, për shpëtimin e jetëve njerëzore në veri të vendit. Kryeparlamentarja, duke përgëzuar shtabet e ndihmës që udhëhoqën në tërësi procesin, shprehu keqardhje për karriget e boshatisura të sallës së kuvendit, aty ku sipas rregullit duhej të ulej opozita e Edvin Ramës. Topalli dënoi këtë sjellje të paprecedentë dhe i kërkoi të gjithë shqiptarëve të fshijnë nga kujtesa e tyre frymën jashtë njerëzore dhe jashtë çdo morali që përfaqëson Edvin Rama. “Gjatë këtyre ditëve të fatkeqësive natyrore, që ndodh një herë në 100 vjet dikush tha se 2,6 miliard m³ ujë nuk janë nga Zoti por nga robi. Kur e dëgjova për herë të parë thashë, është lajthitje. Kur e dëgjova herën e dytë thashë është papërgjegjësi. Sot i them atij se ke kapërcyer të gjithë kufijtë. Je jashtë frymës, jashtë njerëzores, je jashtë racionales, je jashtë çdo morali. Nuk dua ta them, por e kam menduar vazhdimisht se ti shpresoje atë që kërkush nuk e donte. Ndryshimet klimatike goditën edhe Britaninë, edhe Gjermaninë, edhe Poloninë, etj. Pati edhe të humbur. Numri i tyre vetëm në Poloni gjatë këtyre ditëve shkoi në 100. Por askush nuk tha se ishte marrëzia e pushtetit, apo farsa e Parlamentit. Ju ftoj ju, zotërinj deputetë, por edhe ju qytetarë, të mos e kujtojmë më, ta fshijmë nga kujtesa urdhrin e tij për këshilltarët socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës që votuan kundër një fondi për Shkodrën. Ajo nuk është historia jonë. Nuk është histori shqiptare. Nuk ishte njerëzore. Fshijeni nga kujtesa. Ajo nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e Kombit tonë. Ajo s’ka për të ndodhur kurrë më. Me një montazh filmik i tregoi shqiptarëve hartën e zonave të përmbytura nga uji. Ngjyra e ujit nuk ishte blu, por ngjyrë e kuqe, gjaku. Vetëm një mendje e sëmurë mund të pikturonte ashtu zonën e Shkodrës”, deklaroi kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.Në vijim kryeparlamentarja u shpreh se “nuk ishte hera e parë që Shkodra po përmbytej, por ishte hera e parë që një qeveri po i ndihmonte, ishte hera e parë kur Shkodra nuk u braktis”. Topalli tha se në kohën e duhur u evakuuan banorët, u evakuua gjëja e gjallë dhe u ngrit rrjeti i menjëhershëm i koordinimit të mbledhjes dhe shpërndarjes së ushqimit, ujit, ilaçeve, e ushqimit të gjësë së gjallë. “Puna me evakuimin u bë mjaft mirë; puna për rimëkëmbjen po ecën përpara.Zyrtarët, ministrat, specialistë të mjedisit, pushteti lokal janë në terren, pompat po punojnë papushim, ndihmat në ushqime e në pajisje vijojnë. Ishte hera e parë që Shkodra u paralajmërua tre ditë më parë. Detyra e madhe, qëllimi i madh “Shkodra të rikthehet sa më shpejt në jetën normale”. Sot qyteti është kthyer pothuajse krejt në normalitet”, tha më tej, kryetarja e Kuvendit....