Mazhoranca dënon njëzëri bojkotimin e seancës më të rëndësishme të vitit

Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, opozita lidhet edhe më shumë pas sjelljes antishqiptareAshtu edhe siç ishte parashikuar, Kuvendi i Shqipërisë u mblodh dje në një seancë të jashtëzakonshme, e kërkuar nga deputetët e opozitës, me rend dite analizimin e situatës emergjente në veri vendit. Pavarësisht se kjo seancë ishte kërkuar me ngulm nga opozita shqiptare, kryesisht nga disa deputetë të saj, të cilët nën përgjegjshmërinë dhe moralin e fortë të ndjenjës njerëzore, për atë që po ndodhte në Shkodër, bënë apel publikisht për thërritjen e Kuvendit dhe shqyrtimin e të gjitha mundësive për t’ju gjendur pranë banorëve në zonat e prekura nga përmbytjet e egra të më shumë se 10 ditëve, Edvin Rama nuk lejoi pjesëmarrjen e ligjvënësve të PS, duke shënuar kështu një tjetër hap të prirjes antishqiptare të këtij formacioni politik. Për Edvin Kristaq Ramën nuk mjafton gjendja e rënduar e qindra familjeve në qarkun e Shkodrës, pa shqyrtuar më parë interesat e tij personale, çka e imponon të përforcojë qëndrimin e bojkotit të parlamentit. Një vendim i marrë në kushte personale, për shkak të rrezikut evident për humbjen e drejtimit të partisë, bojkoti i punimeve të parlamentit, u kthye për Edvinin në synimin kryesor të nekropolitikës avangarde. Kësisoj, opozita shqiptare ka vendosur që jo vetëm mbledhjen e jashtëzakonshme të parlamentit, me diskutime për situatën e emergjencës në Shkodër, por të mos marrë pjesë pa afat në punimet e parlamentit. Kësisoj, nuk ka më dyshime. Edvin Rama po faktohet edhe njëherë se nuk shqetësohet fort për fatet e vendit dhe të shqiptarëve në tërësi. Seanca e parë plenare e Kuvendit për këtë vit u konfirmua nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli se do jetë e jashtëzakonshme, pas një kërkese të deputetëve të opozitës, në kuadrin e situatës së rëndë të përmbytjeve që karakterizoi vendin javët e para të 2010-ës, por opozita nuk ishte aty, duke lënë një shije të hidhur për qindra dhe mijëra socialistë të thjeshtë. Seanca u zhvillua në kushte normale dhe sipas rendit të ditës, me diskutimet për situatën emergjente të përmbytjeve në Shkodër. Kuvendi analizoi në detaje përmbytjet e ndodhura gjatë plot 2 javëve, sipasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe kërkoi nga shtabet e emergjencës dhe apeloi për vijim e punës në zonat e prekura, deri në rikthimin e normalitetit. Rezolutë e Kuvendit të Republikës së ShqipërisëKuvendi i Republikës së Shqipërisë, i mbledhur në datën 18. 01. 2010 në një seancë të posaçme informimi dhe debati për gjendjen e emergjencës në Qarkun e Shkodrës, pasi u njoh në detaje me fatkeqësinë e rëndë natyrore dhe gjendjen e emergjencës së krijuar prej saj të ditëve të fundvitit 2009 dhe ditëve të para të vitit 2010; masat e marra dhe përpjekjet e bëra nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, strukturat ekzekutive dhe ato të pushtetit vendor të Qarkut Shkodër për përballimin e përmbytjes dhe normalizimin e situatës;Vendosi: 1. T’i kërkojë Qeverisë që të angazhojë të gjitha burimet financiare dhe njerëzore të saj për kapërcimin sa më të shpejtë të të gjitha pasojave të kësaj fatkeqësie natyrore.2. T’i kërkojë Qeverisë të ndërmarrë të gjithë masat për vlerësimin real dhe objektiv si dhe zhdëmtimin e plotë të të gjithë qytetarëve dhe familjeve të prekura dhe dëmtuara nga përmbytja.3. Qeveria, ministritë dhe të gjithë agjencitë e vendit të nisim menjëherë punën për rehabilitimin e zonës së prekur, pastrimin mjedisor të saj, normalizimin sa më të shpejtë të jetës së njerëzve dhe veprimtarisë së tyre në këto zona.4. Qeveria të përparësojë të gjitha projektet që i japin zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë parandalimit dhe përballimit të fatkeqësive të ngjashme natyrore.5. Rishikimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor në përputhje me standardet europiane në fushën e parandalimit dhe përballimit të fatkeqësive natyrore.*Gjithashtu Kuvendi i Shqipërisë vlerëson përpjekjet e qeverisë dhe falënderon të gjithë kontribuuesit, njësitë vendore, anëtarët e këshillave bashkiakë dhe komunalë, vendet fqinje, NATO-n dhe BE, për kapërcimin e fazës së emergjencës në zonën e Nën Shkodrës....