E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Manipulimi me fatkeqësinë natyrore, politika më e gabuar dhe e zhveshur nga morali që përfaqëson Edvin Rama

Kryeministri reagon pas vendimit politik të PS për të mos lejuar deputetët opozitarë të marrin pjesë në punimet e seancës së jashtëzakonshme. Kryeminsitri apeloi që opozita të marrë vendimin e thyerjes së bojkotit gjatë këtyre orëve që kanë mbeturKryeministri Sali Berisha i kabërë edhe njëherë apel opozitës të zerë vendin e saj në parlament dhe të marrë pjesë në një diskutim që e kërkoi vetë opozita.   Në prag të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku diskutohet për përmbytjet në veri, kreu i qeverisë Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, tha se seanca u thirr me kërkesë të deputetëve të PS-së, dhe mbi bazën e kësaj kërkese, kryesia thirri seancën e jashtëzakonsme të debatit për gjendjen në Shkodër, megjithatë sipas tij, tashmë deputetët nuk po lejohën të hyjnë në Kuvend. “Por një vendim zhgënjyes politik u mor. Ata që kërkuan të thirret seanca, nuk lejohen të marrin pjesë në debatin për një fatkeqësi natyrore. Mendoj se ky është një gabim i rëndë sepse manipulimi me fatkeqësinë natyrore është politika më e gabuar dhe e zhveshur nga morali”, u shpreh Berisha.Kryeministri tha se shpreson se këto orë të mbetura, deri në orën 17:00 kur mbahet seanca, të shfrytëzohen nga opozita si reflektim, dhe ajo të marrë pjesë në punimet e Parlamentit. “Uroj që këto orë që kanë mbetur nga seanca të jenë orë reflektimi, në interesin më të mirë të forcës politke që kërkoi seacën. Opozita të marrë vendin që i takon në Kuvend, deputetët që u zgjodhën të përfaqësojnë zgjedhësit e tyre në Parlament”, theksoi Berisha.Kreu i qeverisë në mbledhjen e grupit kuvendor të PD-s ka deklaruar se sesioni Parlamentar 2010 është përcaktues për integrimin e vendit dhe njëherësh bëri apel për përmbushjen e refomrave si vendimtare për hyrjen në Bashkimi Europian....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›