E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Manja-Berishës: Njeri i Rusisë, çdo gjëje i vesh hijen e zezë

Njeri që punon për Rusinë kundër interesit kombëtar e cilësoi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, Sali Berishën, pas akuzave të këtij të fundit për punësime politike dhe se do të zhvillojë një protestë më 6 dhjetor, ditën e samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Manja tha se ka me mijëra “nëna të veshura me të zeza prej Berishës”, ndërsa shtoi  se hienat e komunizmin duan të bëjnë peng të ardhmen e Shqipërisë.

“Flitet për amnistinë fiskale sikur po e bëjmë fshehtas. Jo po e bëjmë në bashkëpunim me BE dhe partnerët. Ju çdo gjëje i vishni hijen e zezë. Po me këtë kulturë politike e ka brumosur ai non grata dhe mua nuk më bën çudi që rublat i merr edhe në flori. Rusia ka pasur historikisht njerëzit e vet në Tiranë, por që janë kaq besnik sa ngrihen edhe nga shtrati për të marrë detyrat natën ky është lajm. Ka edhe prova për këtë gjë. Ka mijëra nëna të veshura me të zeza vetëm prej tij. Ndahuni sa nuk është vonë prej këtij njeriu. Nuk i vjen e mira nga ky. Hienat e komunizmit duan të bëjnë peng të ardhmen e Shqipërisë. Kjo kohë ka mbaruar. Qasja jonë është e drejtë do të jetë pjesë e Europës”, tha Manja.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›