78-vjetori i çlirimit të Tiranës, Meta: Ditë reflektimi për t’iu kthyer qytetarëve lirinë e cënuar

Ndërsa sot shënohet 78-vjetori i çlirimit të Tiranës, kryetari i Partisë së lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve të Tiranës që ngritën barrikadat dhe kthyen shtëpitë e tyre në kështjella kundër pushtuesve.
Në një postim në Facebook, Meta e konsideron si një ditë reflektimi për t’iu kthyer qytetarëve të Tiranës lirinë e cënuar nga uzurpatorët.
“Çlirimi i kryeqytetit tonë mbetet një nga ngjarjet më madhore të Luftës Antifashiste. Përjetë mirënjohës të gjithë atyre partizanëve që luftuan për çlirimin e Tiranës dhe në veçanti dëshmorëve që dhanë jetën e tyre. Mirënjohje gjithmonë qytetarëve të Tiranës që ngritën barrikadat dhe i kthyen shtëpitë e tyre në kështjella kundër pushtuesve.
Sot është edhe një ditë reflektimi për t’iu kthyer qytetarëve të Tiranës lirinë e cënuar nga uzurpatorët. Tirana do të jetë më mirë!”, shkruan Meta.
/rtsh.al/