Manja: Brenda korrikut hapen 6 qendra të reja të ndihmës juridike. SPAK, ILD dhe Prokuroria e Përgjithshme të sigurojnë drejtësi efektive

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se falë vettingut dhe reformës në drejtësi janë pastruar radhët e sistemit nga magjistratët e korruptuar dhe u çelën negociatat me Bashkimin Europian.
“Më vjen mirë që këtë vit në raportimin e organeve të reja të drejtësisë, shoh numër të konsideruar kolegësh që e kanë vlerësuar këtë seancë. Shoh edhe përfaqësuesit e organeve të reja të drejtësisë, sot kanë vendosur ta ndjekin deri në fund këtë seancë.
Ndryshe nga vjet, këtë e shoh shenjë përgjegjshmërie.
Vettingu ishte ilaçi i duhur për të pastruar radhët e sistemit nga magjistratët me korruptuar, kjo tashmë është certifikuar nga rezultatet e vettingut. Kapja dhe simbioza me politikën e korruptuar, ilaçi qe vettingu, rezultatet dihen, qeveria ka dhënë mbështetje buxhetore dhe infrastrukturore të pakuryser për organet e reja të drejtësisë. Falë kësaj reforme, ne ulëm dhe kemi çelur negociatat me BE edhe kjo dihet. Por a mjafton kjo që të themi se gjithçka shkon vaj? Jo! Tashmë radha u takon organeve të reja të drejtësisë që të kujdesen që cdo qytetarët të gjejë drejtësi, e jo padrejtësi. Në këtë fazë reforma është në konsolidim.
Koha, kërkon rezultate konkrete, standarde të larta të garantimit të të drejtave kushtetuese, dhe lirive themelore të njeriut dhe bashkëpunim institucional perfekt”, tha Manja duke u ndalur më tej te Harta e re Gjyqësore.
Kjo e fundit, sipas tij, po jep rezultatet e para. Ministri theksoi se paralelidht me këtë proces, Ministria e Drejtësisë do hapë brenda korrikut 6 qendra të reja të ndihmës juridike paralelisht në ato qytetet ku gjykatat e shkallës së parë transferohen në qytetin më të afërt.
“Harta e re gjyqësore, po jep rezultatet e para. Sot kemi gjykata më të mëdha dhe me më shumë gjyqtar duke garantuar cilësi. Kalimi nga 6 apele në 1 po mundësohet falë një tranizioni të butë. Qytetari edhe në ato gjykata që u mbyllën nuk i humbet kontaktet me gjykatat.
Paralelisht me këtë proces, Ministria e Drejtësisë do hapë brenda korrikut 6 qendra të reja të ndihmës juridike paralelisht në ato qytetet ku gjykatat e shkallës së parë transferohen në qytetin më të afërt. Megjithatë mbetet shumë punë për tu bërë. Vakancat në gjykata e prokurori mbeten për t’u plotësuar. Sot më shumë se kurrë ka nevojë për persistencë të sistemit të drejtësisë. Nga sistemi presim të vijnë sinjale pozitive dhe progresi”, tha Manja, teksa u bëri apel Prokurorit të Përgjithshëm, Drejtuesit të SPAK dhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, që të ndërmarrin veprime aktive për të siguruar një sistem drejtësie penale e efektive, humane e njerëzore që garanton liritë dhe të drejtat bazë të njeriut.
/rtsh.al/