E Enjte, 5 Nëntor 2026

Manja: Shqiptarët e burgosur në Britani do mund ta vuajnë dënimin në vendin e tyre!

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur në Parlament për pr.ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së Shqipërisë me Mbretërinë e Bashkuar mbi  personat e dënuar. Ai tha se marrëveshja garanton shqiptarët e dënuar në Mbretërinë e Bashkuar ta vuajnë dënimin në Shqipëri, ku mund të riintegrohen nga ana sociale dhe do mund të jenë më pranë të afërmve. “Garantojmë që shtetasit shqiptarë që janë dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, të kenë një mundësi që në rast se i shërben riintegrimit social, të vijnë e të vuajnë dënimin në Shqipëri, ku mund të jenë më pranë të afërmve të tyre” tha Manja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›