Manja: Të bashkohemi të majtë e të djathtë për të votuar Shqipërinë 2030 në Europë

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës, Ulsi Manja tha sot nga takimi përmbyllës i fushatës së 11 majit në këtë qark, se janë 218 milionë euro të investuara deri tani.
Duke ndarë tre-katër punët më të rëndësishme ai përmendi rrugën Milot-Balldren që ka nisur, rivitalizimin e uzinës së bakrit në Rubik për prodhimin e dronëve.
Në Kurbin, sipas Manjës, pazari I Milotit është punë e kryer se është financuar, ndërsa tashmë do bëhet qendra e qytetit në LaÇ.
“Pas 11 majit Lezhën e presin ditë që nuk janë menduar më parë. Kemi punë të rëndësishme përpara por më e rëndësishme se sa këto punë që janë detyrime, kemi 11 majin pasi duhet të bashkohemi të majtë e të djathtë për të votuar Shqipërinë në 2030 në Europë”, tha Manja.
Manja garantoi se Lezha do të ketë në parlamentin e ardhshëm 4 deputetë.