Manjani: Gati të futem në Kuvend
04/11/2009 Bojkoti ndaj Parlamentit, socialistët rrezikojnë zëvendësimin në lista
“Do të jem prezent ditën që KQZ-ja do të marrë vendim për të më dhënë mandatin”
Kampi rozë përfshihet në një tjetër debat, konkretisht ai për shpalljen si të pavlefshme të të gjitha mandateve për deputetë. Kjo për shkak se duke zbatuar vendimin për të bojkotuar parlamentin e ri, socialistët që rezultuan fitues në garën e 28 qershorit, mund të humbasin mandatin e tyre. Krahas kësaj debatit i shtohet një tjetër element: ai i zëvendësimit të emrave bazuar në listën shumemërore të kandidatëve për deputetë të PS-së. Kështu, për sa kohë deputetët socialistë nuk kanë bërë betimin në Kuvend për marrjen e një statusi të tillë, në këtë mënyrë vlerësohet se mandatet mund të shpallen të pavlefshme. Ndërkohë emrat e nënrenditur në pjesën e listës që nuk rezultoi fituese, mund të bëjnë zëvendësimin e kolegëve të tyre.
Qëndrimi
I pari që shfaqi hapur qëndrimin e tij në mbështetje të një hapi të tillë është ish-kandidati për deputet i PS-së Ylli Manjani, i cili ishte renditur i treti në listën e konkurrentëve në Qarkun e Dibrës, ku kjo parti arriti të fitojë vetëm 2 mandate në zgjedhjet e qershorit. Kështu, referuar një debati të tillë, juristi Ylli Manjani deklaroi prerë se do të zbatojë Kushtetutën duke shkuar në Parlament në rastin kur mandatet e 2 kolegëve të tij do të cilësohen si të pavlefshëm për shkak të bojkotit. Gjithashtu socialisti Manjani mbështet interpretimin që juristët i bëjnë Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës duke i cilësuar se të pavlefshëm mandatet e deputetëve të grupit parlamentar socialist. Njëkohësisht ai shprehet i gatshëm që ditën që KQZ-ja do ta njoftojë se ka marrë vendim për t’i dhënë mandatin si kandidat të radhës në listën e PS-s të jetë prezent në Parlament për të përfaqësuar votuesit dibranë. “Mandati është i pavlefshëm kur s’bën betimin. Kjo që po bëjnë ata që i binden Ramës, është shkelje e rëndë e Kushtetutës. Ata që shprehen pro bojkotit janë persona të pavotuar. Jam për hapjen e kutive, po kur presioni e kalon cakun ligjor, ai është i papranueshëm. Ne kemi përgjegjësi politike të shkojmë në Parlament”, - vlerësoi Manjani gjatë fjalës së tij.
Deklarata
Ish-kandidati për deputet i PS-së nuk hezitoi të theksojë vendosmërinë e tij për të qenë pjesë e Kuvendit, nëse i jepet një mundësi e tillë, duke marrë njëkohësisht parasysh atë që parashikon statuti i kësaj partie për shkelësit e vendimeve të forumeve të selisë rozë. “Përjashtimi, unë aktualisht jam i përjashtuar nga PS-ja. Rama s’më thërret në asnjë takim partiak. Është absurd të përdoren metodat enveriste, si kërcënimi me përjashtim. Do të shkoj në Parlament, nëse do të shkojë deri këtu çështja. Dy të parët në listën e Dibrës nuk janë votuar realisht nga elektorati, unë jam më i votuari”, - nënvizoi Manjani sa i takon një çështje të tillë.
Ndërkohë ky debat është hapur prej ditësh, ku ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Krisaq Kume qe ai që deklaroi se Kuvendit i lind e drejta që t’i kërkojë KQZ-së të nisë procedurat për zëvendësimin e deputetëve që nuk kanë bërë betimin pas mandatit të fituar në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. “Në qoftë se deputeti nuk bën betimin, ai efektivisht nuk është deputet. Nëse do të respektojmë ligjin, menjëherë mund të fillojnë procedurat për zëvendësimin e tij”, - qe shprehur Kume sa i takon kësaj çështjeje. Po kështu, për sa kohë që deputetët socialistë ende nuk e kanë bërë betimin në Parlament, kryeparlamentarja Jozefina Topalli pati deklaruar pak ditë më parë se do t’i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në respekt të plotë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit për t’i dhënë zgjidhje këtij handikapi që mban jashtë dyerve të legjislativit deputetët e Partisë Socialiste. Por pavarësisht këtyre qëndrimeve, lidershipi socialist vijon të jetë i vendosur për të ndjekur rrugën e bojkotit, si dhe ka paralajmëruar të tjera protesta deri në hapjen e kutive të votimit.
Kundërshtarët e Ramës
Paralajmërohet kthimi i deputetëve në Kuvend
Pesë deputetët përfaqësues të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe brenda PS-së kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre për t’u kthyer në Kuvend. Madje, ata kanë deklaruar se nuk mund të lënë që mandati i tyre të shpallet i pavlefshëm për shkak të bojkotit. Për këtë arsye, edhe pse nuk është bërë ende zyrtare, pritet që këta deputetë të kthehen në sallën e Kuvendit përpara përfundimit të sesionit parlamentar për këtë vit. Burime pranë kësaj lëvizjeje bënë me dije se një veprim i tillë do të fillojë të bëhet publik që në seancat e para të radhës. Por më parë duhet të dëgjohet dhe një herë tjetër zëri i grupit kuvendor socialist mbi këtë çështje. Pra, deputetët kundërshtarë të vendimit për të bojkotuar Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit janë në pritje të mbledhjes së ligjvënësve socialistë. Kjo me qëllim që një çështje e tillë të ridiskutohet në grupin parlamentar të PS-së, duke synuar që të ketë një ndryshim të kursit nga ana e lidershipit socialist. Por deputetët që janë pjesë e lëvizjes për mendimin ndryshe në PS kanë nisur mbledhjen e firmave në zonat që u zgjodhën për të qenë pjesë e legjislativit.
Statuti
Sot mblidhet grupi i punës
Grupi i punës i ngritur për të diskutuar dhe miratuar ndryshimet në statutin e PS-së pritet të mblidhet sot. Ndryshimet në statut dhe përmirësimi i programit politik të Partisë Socialiste janë ndër çështjet kryesore ku do të përqendrohen në vijim grupet e punës pranë kësaj partie. E fokusuar në një linjë të tillë, selia rozë do të përfshihet nga qendra në bazë në diskutimet, debatet dhe përthithjen e ideve mbi këto dy piketa. Por ndërkohë, ndalur në një nga këto çështje, atë të ndryshimeve në statut, mësohet se nga orientimet e para që janë dhënë nga kupola rozë është vënë re se ende është në pikëpyetje fakti nëse do të hidhet për diskutim mes strukturave të PS-së përfshirja apo jo e fraksioneve në këtë parti. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e këtij grupi pune bënë me dije se momentalisht fokusi i takimeve është i përqendruar te marrja e ideve nga çdo anëtar i kësaj partie, mbi ato që shihen si të domosdoshme për t’u ndryshuar apo dhe për t’u shtuar në librin e rregullores së socialistëve. Ndërkohë përfaqësuesit e dy grupeve të punës kanë nisur kontaktet me Internacionalen Socialiste, me qëllim që si bazë e të gjithë punës që do të zhvillohet gjatë muajve në vijim të jetë pikërisht kjo eksperiencë. Në fakt, kjo është një traditë e ndjekur në vite nga ana e përfaqësuesve socialistë. Ndoshta kjo është dhe arsyeja që sapo u ngritën këto grupe pune respektuan një rregull të tillë.
Enti regullator i Ujit
Berisha: Qeveria mbështet pavarësinë e Entit
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje se Enti Rregullator i Ujit është autoritet me një rëndësi shumë të veçantë, i cili synon apo ka për detyrë të rregullojë të gjitha marrëdhëniet e tregut të ujërave në vend. Për kreun e qeverisë në pavarësinë e tij ky ent mbështet fuqishëm nismat e tregut, sikundër përcakton kriteret më të drejta, më të sakta, të qëndrimit ndaj shfrytëzimit të tyre. “Në maj të vitit 2008 ne bëmë përmirësime të ndjeshme të ligjit bazë të Entit Rregullator të Ujit. Në vitin 2009, me ndryshimet që bëmë me vendimet e Këshillit të Ministrave ne zgjeruam mundësinë e pjesëmarrjes së operatorëve privatë, licencimin e tyre për trajtimin e ujit të ndotur dhe urban”, - tha Berisha. Ai u shpreh se aktualisht nga dy ka vetëm një licencë dhe janë zvogëluar shumë barrierat burokratike. Kreu i qeverisë i ka bërë këto vlerësime gjatë ceremonisë së fillimit të projektit “Mbështetje për Entin Rregullator të Ujit në Shqipëri”, nënshkruar mes GTZ-së dhe ERRU-së, si dhe inaugurimit të ambienteve të reja të Entit Rregullator të Ujit. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe ambasadori gjerman në Shqipëri Bern Bohard, si dhe përfaqësuesja e zyrës së GTZ-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë, zonja Urlike Gantse-Sommer. Kryeministri falënderoi GTZ-në për ndihmën që i ka dhënë Entit Rregullator.
Afati për plotësimin e vendeve në Kuvend
Naço: Do ta durojmë deri në dhjetor bojkotin e opozitës
Kuvendi do të presë deri në dhjetor për të ndjekur hapat e mëtejshëm që Rregullorja e Kuvendit dikton për zëvendësimin e karrigeve të lëna bosh për shkak të bojkotit nga deputetët e Partisë Socialiste. Nënkryetari i Parlamentit Nasip Naço bën të ditur se ka indicie se deputetët e selisë rozë do t’i japin fund bojkotit në fund vitit. “Nuk besoj se do të arrijmë deri te shterimi i listës së partive politike, pasi përpjekjet janë të gjithanshme që opozita të zërë vendin e saj në Parlament. Unë kam bindjen se brenda dhjetorit opozita do të zërë vendin e saj në Parlament”, - tha Naço. Po nëse deri në fund të vitit nuk ka asnjë zhvillim të ri, atëherë Kuvendi mund t’i drejtohet KQZ-së për të nisur procedurat e zëvendësimit të deputetëve socialistë, të pabetuar pas fitimit të mandatit në 28 qershor, sipas përcaktimeve të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. “Detyrimisht, nëse do të vazhdojë me rrugën e bojkotit, do të zbatohet si Rregullorja e Kuvendit, ashtu dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Parashikohet që deputeti duhet të vijë dhe të bëjë betimin. Në rast se ai i shmanget betimit, atëherë sekretariati i përkohshëm do t’i drejtohet KQZ-së me një relacion për t’i shpjeguar se një grup deputetësh apo një deputet i veçantë nuk pranon të bëjë betimin, detyrimisht do të zbatohet Kodi Zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, - sqaron Naço.