Blerja e truallit në bregdet, të interesuarit 6 muaj afat për ta paguar
04/11/2009 Llogaritja e kohës që nga përcaktimi i çmimit nga ALUIZNI
Projekti është kundërshtuar ashpër nga shoqata e ish-pronarëve
Të gjithë të interesuarit që do të blejnë truallin nën njësinë e ndërtimit në zonat me përparësi turizmin, do të kenë në dispozicion 6 muaj për ta paguar atë. Komisioni parlamentar i Ligjeve gjatë shqyrtimit të projektit “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin” vendosi këtë afat për të gjitha subjektet apo personat e interesuar. Llogaritja e këtij afati do të nisë që nga koha kur ALUIZNI i ka verifikuar të gjitha dokumentet e depozituara sipas dispozitave të këtij ligji pranë tij. Subjekti i interesuar apo personi i stimuluar vihet në dijeni përmes një njoftimi nga ALUIZNI mbi sipërfaqen që ka për të paguar dhe çmimin për m2. Projekti pritet të kalojë në seancën parlamentare së shpejti. Ai ka gjetur mirëkupimin e ligjvënësve të mazhorancës, qeveria e së cilës e ka propozuar këtë ligj për të zgjidhur sipas saj situatën kaotike në zonat bregdetare, por është kundërshtuar nga shoqata e ish-pronarëve. Projekti në fjalë parashikon legalizimin e çdo objekti të ndërtuar pa leje në zonat bregdetare me përparësi turizmin para këtij viti. Po ashtu ai parashikon që personat që i kanë të regjistruar në hipotekë
do t’u hyjnë procedurave për regjistrimin e tyre sipas procedurave të këtij projekti, pasi atyre do t’u fshihet nga hipoteka. Sipas projektit, ALUIZNI kërkon nga ZRPP-ja çregjistrimin e veprimit juridik për kalimin e të drejtave reale mbi njësinë e ndërtimit. Rreth 80 % deri 90 % e ndërtimeve në bregdet kanë deformime nga ligji, që nënkupton se ato janë të paligjshme. “Çdo veprim i paligjshëm bëhet zero. Pra, ne e vendosim gjendjen në nivelin zero dhe pastaj ecim me procesin. Pra, fshihet nga hipoteka dhe pastaj veprohet për regjistrim të ri”, - kanë sqaruar përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë në komision. Për ndërtimet para afatit 31.12.2008 projekti e zgjidh situatën në nenin 12 të tij, ku për rastin e njësisë së ndërtimit të paregjistruara në ZRPP, ALUIZNI përfundon procesin e regjistrimit fillestar të tyre, projekti parashikon dy situata; së pari, ndjek procedurat e legjislacionit në fuqi për urbanistikën dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, kur për njësitë e ndërtimit është dhënë leja e ndërtimit; dhe së dyti, zbaton procedurat e legjislacionit në fuqi për legalizimin e ndërtimeve informale. Për ndërtimet pas dhjetorit të 2008-s ato do të trajtohen sipas përcaktimeve të Kodit Penal, i cili i cilëson ndërtimet pa leje pas 31.12.2008 si vepra penale, dhe për këtë ato do të konfiskohen nga shteti.
Kush përfiton?
Subjekti i interesuar ose personi i stimuluar që gëzon njësinë e ndërtimit ka të drejtë të kërkojë blerjen e truallit të njësisë së ndërtimit, të cilën provon se e gëzon në bazë të dokumenteve të paraqitura në respektim të ligjit. Çmimi i truallit që i shitet subjektit të interesuar ose personit të stimuluar është në proporcion me sipërfaqen e tij në funksion të njësisë së ndërtimit që ai gëzon. Ai duhet të paraqesë kërkesën tek ALUIZNI brenda 60 ditëve pas njoftimit publik.
Kompensimi
Kur nuk paraqitet kërkesë për kalimin e truallit në pronësi dhe dokumentet sipas përcaktimeve të ligjit, trualli vlerësohet i lirë dhe kalon për llogari të kompensimit fizik të ish-pronarëve. Projekti krijon një shumë të konsiderueshme lekësh, që do të përdoren për kompensim financiar. Ky fond do të përdoret për kompensimin financiar të atyre personave (do të jenë parësoret) që do të shpronësohen sipas këtij ligji.