E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani: KLD, jo komisariat policie

Oli Xhilaga
"KLD nuk mund te sillet si komisariat policie, qe kontrollon gjykatat me operacione te koduara, sic eshte edhe ky i fundit, qe e titulluan "Maratona e Drejtesise"! Me ane te kesaj akuze, Partia Socialiste i kerkoi dje Presidentit Topi, qe, ne cilesine e kryetarit te Kontrollit te Larte te Drejtesise, te nderhyje per kthimin e legjitimitetit ne kete institucion.
Ishte kryetari i Komisionit te Ligjeve prane Asamblese Kombetare te PS-se, Ylli Manjani, i cili referuar nismes me te fundit te ndermarre nga KLD "Maratona e Drejtesise", vuri ne dukje se "Presidenti Topi duhet te ndaloje gjyqet e rruges ndaj gjykatave e gjykatesve dhe te ktheje normalitetin kushtetues te Keshillit". Sipas tij, kjo nisme nuk eshte gje tjeter vecse nje shfaqje e shemtuar publike me stil komunist, qe te kujton gjyqet e dikurshme. "Kontrollet e ndermarra nga nenkryetari Kreshnik Spahiu, vetem sa fshehin korrupsionin dhe paaftesine ne gjyqesor, ne vend qe te kthejne besimin e humbur te qytetareve te gjykatat. KLD ka te gjitha instrumentet ligjore dhe politike per te luftuar elementet e paafte e te korruptuar, pa pasur nevoje per shfaqje e gjyqe publike", u shpreh Manjani. Njekohesisht, duke vijuar me tej ne kete linje, Manjani nuk harroi te evidentonte se "askujt nuk i duhet sherri publik ndermjet gjykatesish, sic ishte rasti i gjykates se Sarandes pak dite me pare, ku para syve te Kreshnik Spahiut, dikush u be hero, e dikush viktime dhe ne fund asnjeri nuk del fajtor, i paafte apo i korruptuar".
Sipas tij, KLD zoteron te gjithe instrumentet ligjore, madje edhe politike qe te zbuloje gjykatesit e korruptuar e te paafte. Per kete arsye, selia roze i beri thirrje pjeses gjyqesore ne perberje te KLD-se, qe te kthejne ne normalitet kushtetues funksionimin e ketij institucioni. "Kushtetuta e vendit dhe Gjykata Kushtetuese, kane vendosur kufi te qarte per inspektimin gjyqesor dhe per matjen e punes se gjyqtarit. Sipas kesaj praktike kushtetuese, pra te detyrueshme edhe per KLD-ne, askush pervec se gjykatave me te larta nuk kane te drejte te kontestojne drejtesine e vendimeve te thena", vuri ne dukje Manjani, lidhur me kete ceshtje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›