E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Politika te rrije larg gjyqesorit"

Keshilli i Larte i Drejtesise sulmon ashper partite politike, pas deklaratave me te fundit, duke kerkuar qe te qendrojne larg gjyqesorit dhe gjyqtareve. Ky reagim ka ardhur dje, fill pas kritikave te Partise Socialiste se gjyqtareve po u behej nje gjyq i padrejte publik, sic ishte rasti i Sarandes. Por nepermjet nje deklarate per mediat, shefi i projekteve prane KLD-se, Erlis Themeli, ka hedhur poshte akuzat, duke thene se "inspektimet kryhen mbeshtetur ne ligj dhe Kushtetute". "Dinamika e vendimmarrjes dhe e aktiviteteve te Keshillit te Larte te Drejtesise jane permbushje e angazhimeve kushtetuese dhe ne respektim te plote te te gjitha kompetencave qe ligji ia njeh ketij institucioni", u shpreh Themeli dje, per mediat. Ndersa per veprimin e KLD-se, nepermjet analizave te hapura te gjyqtareve dhe inspektimeve, shefi i projekteve beri te ditur se "KLD-ja eshte autoriteti, i cili mbron, inspekton dhe promovon gjyqtaret". Ne emer te institucionit eshte kerkuar qendrimi larg aktivitetit te KLD-se nga ana e politikes per te siguruar pavaresine e gjyqesorit. "Sistemi gjyqesor eshte pushtet i pavarur nga politika, si dhe nga pushtetet e tjera, por njekohesisht eshte pushtet llogaridhenes perpara ligjit dhe autoritetit te tij kontrollues", tha Themeli. R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›