Manjani: Kërkesa e PS-së për koalicion me LSI-në, e shpifur. Ta kenë për nder të bëjnë koalicion me ne
Sekretari për çështjet ligjore i LSI-së, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me një deklaratë të deputetit të PS-së, Besni Bare, i cili nuk e përjashtonte një koalicion me LSI-në për të larguar Berishën nga pushteti.
Manjani ka thëë PS duhet ta ketë për nder që të bëjë koalicion me LSI-në, por, sipas tij, mënyra se si PS e trajton LSI-në është e shpifur.
Deklarata e shokut Bare se me demek na pranuaka të bëka koalicion edhe me LSI-në kundër Berishës, është gjëja më e shpifur që më kanë parë sytë. Pra, sipas tij, të bësh koalicion me LSI-në na qenka një kosto e madhe për të dhe për shoqet dhe shokët e tjerë të partisë së Ramës dhe partisë së tij tha zoti Manjani, i cili nënvizoi se është me vend ti kujtohet shokut Bare se kur ti shkojë mendja të kërkojë koalicion me LSI, duhet ta ketë për nder, dhe jo bezdi.
Manjani tha se koalicionet ndërtohen mbi principe dhe respekt reciprok, dhe jo për ti bërë nder vetes apo të tjerëve.