E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëlzeni shkon në Hollivud (JA SKENARI)

E çfarë të shkuare se. Mediat në Hollivud bëjnë me dije se regjisori i njohur, Tod Filips, ka marrë përsipër të prodhojë e të drejtojë filmin për historinë e Efraim Diverolit, tregtarit të armëve, që u zbua nga biznesi në Shqipëri nga i biri i kryeministrit Sali Berisha. Filips ka shënuar një rekord spektakolar me komedinë Hangover Part II, dhe tanimë do prodhojë filmin për të rinjtë amerikanë, që fituan një kontratë të majme me Pentagonin. Sipas disa raportimeve, Filips, që ka drejtuar një seri komedish, ka kontaktuar me revistën Rolling Stone për të marrë të drejtën e adoptimit në film të reportazhit të publikuar në këtë revistë para disa kohësh. Gazeta Tema e pati publikuar të plotë këtë reportazh, që tani do jetë në qendër të skenarit për filmin e ri të Filips. Atë do e gjeni të plotë më poshtë. Disa media thonë se Filips, i njohur si ekspert i komedive e ka zgjedhur këtë skenar, jo vetëm pse është gati i pabesueshëm, por edhe sepse ka shumë humor. Mos harroni se bëhet fjalë për dy adoleshentë drogaxhinj e një regjim të korruptuar në një shtet të falimentuar. Plot humor, e për më tepër plot personazhe realë.

Nga Pentagoni tek Shkëlzen Berisha

Nga Guy Lawson, Rolling Stone

E-maili e konfirmonte një gjë të tillë: gjithçka po shkonte sërish sipas axhendës pas javësh të tëra çmenduri dhe vonesash të pashpjegueshme. Një avion 747 transporti sapo ishte ngritur nga aeroporti në Hungari dhe po i drejtohej Detit të Zi për nga Kirgistani, rreth 3 mijë milje në lindje. Pasi të ndalonte për furnizim me karburant aty, fluturimi do të vijonte në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit. Në aeroplan ishin rreth 5 milionë fishekë kallashnikovi, të armëve të periudhës sovjetike, të destinuara për ushtrinë kombëtare afgane.

Pasi lexoi e-mailin në Miami Beach, David Packouz mori frymë i çliruar. Ngarkesa ishte pjesë e një kontrate prej 300 milionë dollarë, që Packouz dhe partneri i tij, Efraim Diveroli, kishin fituar nga Pentagoni për tu shitur armë aleatëve të Amerikës në Afganistan. Ishte maj 2007 dhe lufta po shkonte keq. Pas gjashtë vitesh luftime, Al Kaeda vijonte të ishte një kërcënim, talebanët ishin rebeluar dhe humbjet në jetë nga ana e NATO-s po rriteshin ndjeshëm. Për administratën e Bushit, municioni ishte pjesë e një përpjekje të dëshpëruar për të shtyrë përpara luftën për shkak se po afronin zgjedhjet presidenciale. Për Packouz dhe Diverolin kjo dërgesë ishte pjesë e një marrëveshje të madhe armësh, që premtonte ti bënte ata shumë të pasur.

Pasi u sigurua përmes e-mailit, Packouz hyri në makinën e tij Audi A4 blu, të re flakë, dhe u nis drejt shtëpisë në orët e mbrëmjes, me dritare të hapura dhe kasetofonin në maksimum. Në moshën 25 vjeçare, ai nuk ishte mësuar ende me presionin e të qënit një tregtar ndërkombëtar armësh. Një muaj më herët, ai bënte punën e tij si masazhator- studimet e tij në shkollën e masazhit nuk përfshin leksione për kontratat ushtarake dhe për gjeopolitikën. Por Packouz nuk i kishte rezistuar dot joshjes kur Diveroli, miku i tij 21 vjeçar, me të cilin kishin qenë bashkë në gjimnaz, i ofroi atij që të hynte në biznesin e armëve. Duke punuar vetëm me një lidhje interneti, disa celularë dhe ca cigare hashash, ata të dy kishin arritur të mposhtnin edhe gjigandë të tillë si General Dynamics për të marrë kontratën e madhe të armëve. Me një marrëveshje të vetme, dy tipat nga Miami Beach ishin kthyer në tregtarët e fundit të vdekjes në histori.

Mbërriti në shtëpinë e tij me pamje nga gjiri dhe u bë gati për të shkuar në restorant për darkë. Ishte shumë i lumtur: avionë nga mbarë Europa Lindore po fluturonin tani drejt Kabulit të ngarkuar me miliona dollarë armë e granada. Por sapo nisi darkën, i ra telefoni. Ishte një person që e kishte punësuar për të garantuar që municioni do shkonte nga Hungaria në Kabul. Ai ishte në panik.

Kemi një problem, ulëriti ai në telefon aq sa u dëgjua në të gjithë restorantin. Avionin e kanë kapur në Kirgistan.

Dërgesa, me sa duket ishte bërë peng i njër përplasje mes Xhorxh Bush dhe Vladimir Putin. Presidenti rus nuk donte që NATO të zgjerohej edhe në Kirgistan dhe qeveria kirgize kërkonte që amerikanët të paguanin më shumë qera në mënyrë që të përdornin aeroportet e tyre si linja kyçe për furnizimin e nevojshëm për luftën në Afganistan. Aleatët e Putinit në KGB-në e Kirgistanit po e mbanin peng aeroplanin- dhe Packouz do gjobitej me 300 mijë dollarë çdo ditë përsa kohë ai do rrinte aty. Fjalët për këtë gjë mbërritën në Uashington dhe Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts u nis menjëherë për në Kirgistan për të ulur tensionet në rritje.

Packouz ishte i tronditur. Ishte surreale, kujton ai. Isha duke u marrë me çështje të sigurisë ndërkombëtare dhe nuk ia kisha idenë fare se çfarë ndodhte në ato anë të botës. Por isha një lojtar kyç në luftën e Afganistanit- dhe nëse dërgesa nuk shkonte në kabul, e gjithë strategjia e luftës në këtë vend do të dështonte. Po më shkatërronte një gjë e tillë. Nuk ia kisha idenë se çfarë ishin këto forca të errëta dhe për çfarë motivi i bënin këto. Por duhej të bëja bashkë pisllëkun tim dhe të bëhesha një tregtar armësh.

I ulur në restorant, Packouz u përpoq të pastronte kokën nga mendimet, kapi celularin me dy duar dhe bërtiti: U thuaj atyre të KGB në Kirgistan se se ai municion duhet të shkojë në Afganistan. Kjo kontratë është pjesë e një misioni vital në luftën globale kundër terrorizmit. U thuaj atyre se nëse tallin leshtë me ne, po tallen me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Packouz dhe Diveroli kishin zgjedhur momentin e duhur për të hyrë në biznesin e armëve. Për luftën në Afganistan e në Irak, Bush kishte vendosur që të vinte gjithçka në dispozicion. Sapo ai mori detyrën, kontratat private ushtarake u rritën nga 145 miliard dollarë në vitin 2001 në 390 miliard në vitin 2008. Po përse një çit personash të rinj e të papërvojë do hynin në aksion? Mbi të gjitha, dy miqtë po bënin atë që bëjnë të gjithë në biznesin e armëve- shumë, shumë, shumë para.

Do bëja miliona, thotë Packouz. Nuk kisha në plan të punoja gjithë jetën si tregtar armësh- doja të bëja para për të nisur karrierën time në muzikë. Madje kurrë nuk kam pasur një armë në jetën time. Por ishte emocionuese që të ishe në një biznes që vendos fatet e kombeve. Askush tjetër i moshës tonë nuk po tregtonte armë në nivel ndërkombëtar.

Packouz dhe Diveroli u takuan në sinagogën më të madhe në Miami Beach. Packouz ishte katër vjet më i madh se Diveroli, një djalosh i thatë. Diveroli ishte klouni i klasës, një djalosh mbipeshë me një gojë të madhe, që nuk ia kishte idenë çfarë ishte frika. Pas shkollës, ata vijonin të dilnin bashkë në plazh me miqtë e tyre, luanin në kitarë, thithnin marihuanë e zhyteshin në pishinat e hoteleve me pesë yje. Prindërit e Packouz ishin aq të shqetësuar nga përdorimi i drogës sa e dërguar në një shkollë në Izral që trajtonte fëmijët me probleme me drogën. Duket se ishte një vend shumë i mirë për tu bërë dru. Merrja acid nga Deti i Vdekur, thotë Packouz. Pta një eksperiencë transhendentale.

Pas kthimit në shtëpi, Packouz kaloi dy semestre në Universitetin e Floridas. Për mungesë parash, ai studoi masazh, që dukej në rrugë më e mirë për të bërë para. Netëve, ai ulej me miqtë e shkollës duke u bërë dru e duke ëndërruar se si do bëhej një yll i muzikës pop. Ai madje shkroi edhe disa balada, por ishte tepër e vështirë që të hyjë në biznesin e muzikës. Me kokën e rruar dhe me sytë blu, Packouz ishte i zgjuar dhe ambicioz në mënyrën e tij, por nuk ia kishte idenë se çduhej të

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›