Konfirmohet vdekja e 17-vjeçares kosovare në masakrën e Oslos
Autoritetet norvegjeze kanë konfirmuar faktin se 17-vjeçarja me origjinë kosovare, Lejla Selaci, ka humbur jetën në masakrën e ndodhur një javë më parë në Oslo.
Lajmi është bërë i ditur nga ana e Ministrisë së Jashtme kosovare.
Nga organet kompetente të Norvegjisë konfirmohet se Lejla Selaci rezulton e vrarë. Këtë e bëri të ditur ambasadorit i Republikës së Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, thuhet në njoftimin e ministrisë.
17-vjeçarja Selaci ishte pjesë e një delegacioni në Konventën e të Rinjve në ishullin Utoya-s në Norvegji, vend i cili një javë më parë u trondit nga sulmet e rënda.