E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha intervistë për “VOA”: “Plani urbanistik, prioriteti im”

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, premton ndryshime të thella në mënyrën e drejtimit dhe administrimit të kryeqytetit. Në një intervistë për ” Zërin e Amerikës”, ai thotë se ekzistojnë të gjitha mundësitë që Tirana të ketë më shumë hapësira për qytetarët, për biznesin, investimet dhe se ka ardhur koha që të ndihet fryma e re. Basha shprehet se plani urbanistik është prioritet duke vënë në dukje se ka ardhur koha që të rriten sipërfaqet e gjelbërta.
 

Por po kështu, Basha garanton një zhvillim të fuqishëm të infrastrukturës, zhvillim i cili ka mbetur peng i konfliktit politik, që nga Unaza e Madhe, te Tramvaji, të zhvillimi i parqeve të mëdha të gjelbërta. Në qendër të këtij zhvillimi që ka të bëjë me cilësinë e jetës, do të jenë lagjet e qytetarëve të Tiranës, shtëpitë e tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka theksuar se është kundër shembjes së Piramidës, por pro ndërtimit të Parlamentit të ri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›