E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani: Në Kuvend, nëse KQZ më jep mandatin

Në një intervistë për "Klan", Manjani thotë se ditën që KQZ do ta njoftojë se ka marrë vendim per t'i dhene mandatin si kandidat të radhës në listen e PS, ai do të jetë prezent në Parlament, për të përfaqësuar votuesit dibranë.

"Është një shkelje e rëndë e Kushtetutës, se ata njerëz që nuk marrin përsipër të kryejnë detyrën e përfaqësimit, sigurisht që duhen ndëshkuar dhe kjo, është gjuha e Kushtetutës", deklaroi juristi socialist. Anëtari i Asamblesë Kombëtare të PS mendon se nëse deputeti nuk ka bërë betimin, sipas Kushtetutës, mandati i tij është i pa vlefshëm.

"Kjo që po bëjnë ata që i binden Ramës, është shkelje e rëndë e Kushtetutës. Ata që shprehen pro bojkotit, janë persona të pavotuar. Jam për hapjen e kutive, por kur presioni e kalon cakun ligjor, ai është i papranueshëm. Ne kemi përgjegjësi politike të shkojmë në Parlament", theksoi juristi, Manjani.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›