E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, republikanët fitojnë zgjedhje të rëndësishme

Sondazhet në mbyllje të votimeve sugjerojnë se kandidatët për guvernatorë në Virxhinia dhe Nju Xhersi do të fitojnë këto zgjedhje. Republikanët i shohin këto arritje si një “grusht” ndaj stilit të presidencës së zotit Obama, ndonëse korrespondentët thonë se këto zgjedhje vendosen në bazë të çështjeve lokale.

Kryetari i Partisë Republikane, Majkell Still tha se këto zgjedhje dërgonin një mesazh të qartë se votuesit ishin mërzitur nga ajo që ai e quajti agjendë liberale e presidentit.

Shtëpia e Bardhë edhe para zgjedhjeve ka thënë se rezultatet nuk kanë ndonjë efekt në presidencën por megjithatë ato mund t'i shkaktojnë probleme presidentit Obama gjatë muajve të ardhshëm kur ai do të ketë nevojë për mbështetje në reformën shëndetësore si dhe në legjislacionin rreth ndryshimeve klimatike. /bbc/

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›