E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani: Përçarja e së majtës mbajti Berishën në pushtet. Koalicioni me PD për hir të integrimit

TIRANË- Ylli Manjani i LSI, në një intervistë me gazetaren Ola Bruko në studion e lajmeve të TVNews24, u shpreh se performanca e LSI në këto zgjedhje nuk ishte surprizë. Sipas Manjanit fitorja ishte rezultat i një pune të palodhur ne terren dhe verdikt i zgjedhësve kundër politikës arrogante të qeverisjes.

“Një mandat i qartë i dhënë nga zgjedhësi shqiptar për të majtën shqiptare. Është mandat i qartë jo thjesht në shifra, por dhe ne logjikën e përfaqësimit. I shoqëruar dhe me verdiktin e zgjedhësve që konfirmuan se politika arrogante nuk as më. Për shumë kënd ka qenë surprizë, për ekipin drejtues të LSI ka qenë rezultat i pritshëm dhe llogari e bërë si rezultat i një punë afat gjatë e zhvilluar në terren. Shumë nga qarqet që duken surprizë në kishim filluar të ndërtonim punën”, u shpreh Manjani. 

Manjani, i cili kandidoi në këto zgjedhje i katërti në listën e LSI Tiranë (por nuk mori një mandat) , duke komentuar rezultatin e koalicionit të majtë në këto zgjedhje përcaktoi si shkak të mbajtjes në pushtet të Partisë Demokratike përçarjen e së majtës. Ndërkohë, duke iu referuar bashkëqeverisjes 4-vjecare me PD, Manjani tha se ajo ishte domosdoshmëri për të ardhmen evropiane të vendit. 

“Fitorja dhe përçarja e së majtës mbajti PD në pushtet. Prap mendoj se një farë rotacioni në 2005 duhej bërë dhe mire u be. PD është një ndër partitë kryesore ne vend, që ka kontribute te shquara. Jo gjithcka është perfekt, por patjetër dhe kjo është një konstatim tjetër, se një e majtë e bashkuar padiskutim se nuk do e lejonte një PD që të qeveriste për të disatën herë. Vitet e fundit. Nëse i referohemi vitet 2009, PS zgjodhi te konkurroje me koalicion modest, duke mos afrua LSI, dhe kjo ishte nje kosto që të majtët shqiptarë paguan. LSI konkuroi e vetme në zgjedhjet e 2009 dhe kishte rezultat modest në raport me numrin e votave ne shkallë vendi, shto këtu presionin në organizmin e zgjedhjeve pa komisioner. Ai koalicion që u bë nuk ishte qëllimi i mbajtjes së PD të pushet, por ti jepej vendit qeveris, pavarësisht cilësisë, të përshpejtoheshin proceset e integrimit, u ngadalësua procesi i integrimit për shkak të politikës konfliktuale, deri sa erdhëm tek përgjigjia e ftesës që bëri PS për një koalicion politike. Me PD ka qenë koalicionin i panatyrshëm, por jo i pamoralshëm”, u shpreh Manjani. 

Manani bëri me dije se LSI dhe PS kanë rënë dakord për mirëqeverisjen e vendit, e cila bazohet në marrëveshjen e prillit të nënshkruar në Shkodër.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›