Sula: Numëruesit e PD-PS, pakt për t'i kaluar vota PR
Humbja e të djathtës në zgjedhjet e 23 qershorit ka qenë mjaft e thellë edhe në qarkun e Elbasanit. Megjithatë, do të jetë KZAZ 53 në Librazhd që do të japë verdiktin përfundimtar të ndarjes së mandateve në këtë qark, pasi koalicioni i majtë (ASHE) pretendon të marrë edhe mandatin e 9, ndërsa PD kërkon të ruajë mandatin e katërt të Luçiano Boçit. Dje u mbyll procesi i numërimit në të gjitha KZAZ-të e këtij qarku, përveç në atë të Librazhdit, pasi puna nisi vetëm në mesditë për shkak të mosparaqitjes së numëruesve. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së martë gjatë procesit të numërimit në këtë KZAZ ka pasur tensione dhe incidente, pasi persona të panjohur kanë hyrë me qëllim për të zëvendësuar numëruesit e djathtë. Këta persona të shoqëruar edhe nga disa prej kandidatëve për deputetë të PD, Luçiano Boçi dhe Eduart Selami janë bërë shkak për ndërprerjen e punës. Më pas ka ndërhyrë kandidati i PS, Taulant Balla dhe situata është tensionuar edhe më tepër deri në mbërritjen e policisë. Ndërkohë në një intervistë për "Gazetën Shqiptare", Dashnor Sula, një prej kandidatëve të PD-së në Elbasan, që mbeti jashtë parlamentit akuzon numëruesit e PS dhe PD se kanë bërë pak për kalimin e votave në favor të Partisë Republikane, ndërsa deklaron se koalicioni i djathtë ka fituar në zonën e tij në Peqin, pasi vetë PD u ka lënë terren aleatëve.
Z.Sula, si një nga kandidatët e PD në Elbasan që ngelët jashtë parlamentit, çfarë mund të na thoni për rezultatin e zgjedhjeve?
Mund të them se në Peqin është e vetmja KZAZ që ka dalë fituese, pasi është 700 vota përpara koalicioni i djathtë. E llogaris si koalicion, pasi ne u kemi lënë terren vetë aleatëve tanë. Ndërsa në gjithë vendin mendoj se PD nuk duhet të kishte pësuar këtë lloj humbjeje, është shumë e rëndë. Nuk është normale një humbje e tillë dhe nuk mendoj se e meriton PD. Personalisht falenderoj të gjithë banorët e zonës së Peqinit, me gjithë shpirt për mbështetjen që më kanë dhënë këto 8 vite dhe ruaj kujtimet më të mira. Dhe duke parë se çfarë ka ndodhur me hartën e Shqipërisë, jam krenar të them se jemi e vetmja KZAZ që jemi fitues si koalicion i djathtë.
A keni kontestime për procesin e numërimit të votave?
Sigurisht, pasi numëruesit e Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike kanë bërë pakt që t'i kalojnë votat Partisë Republikane. Nuk ka mundësi që nga 2 000 vota që ishte deri mbrëmë (të hënën), PR kaloi në 7000 vota.
Mund të themi që ka gabuar e djathta?
Në qarkun e Elbasanit është rezultat jo normal, jo i mirë. Mendoj se nuk fitohen zgjedhjet me një muaj fushatë, por me 4 vite. Zonën e Peqinit e kam gjetur me 27% e çova në 67%. Zgjedhjet në këtë zonë janë fituar 5 herë nga e djathta, 3 herë zgjedhjet parlamentare dhe 2 herë lokalet. Në fshatin tim të lindjes në Vashaj të komunës Gjocaj ka fituar PD me diferencë mbi 150 vota nga kandidati i PS. Mendoj se e rëndësishme është që PS në Peqin ka marrë vota sa ka pasur dhe më parë.
Ku gaboi Partia Demokratike?
Gjithçka ka të bëjë me mënyrën se si punon kandidati, tek morali, tek puna që ka bërë.
Pra, ju mendoni se janë emrat ata që ndikojnë në votë?
Emrat kanë ndikimin e tyre. Unë besoj shumë në moralin e secilës figurë politike që kandidon. Por janë edhe shumë faktorë të tjerë që e sjellin një gjë të tillë, duke filluar nga kriza. Mendoj se në Elbasan si qark me gjithë këtë investim që bëri qeveria, me rrugën, nuk duhet të ishte ky rezultat.
Po thoni që populli i Elbasanit është treguar mosmirënjohës?
Jo populli, por një pjesë e njerëzve të caktuar. Janë disa mosmirënjohës që lëvizin nga majtas, djathtas, këta e bëjnë diferencën.
Duke parë rezultatin në të gjithë vendin, militantë apo simpatizantë të PD akuzojnë se janë blerë votat. Si mendoni ju?
Në mënyrë absolute, koalicioni i majtë ka paguar para, janë futur nëpër shtëpi. Unë s'mund ta bëj kurrë këtë gjë. Nuk më intereson se çfarë bën kundërshtari im politik.
Çfarë duhet të rishikojë tashmë PD-ja?
Shpeshherë kam qenë kundër për mënyrën se si punojnë, për drejtues partish apo vendorë, krerë drejtorish që duhet të bëjnë një analizë dhe të nxjerrin mësime. Duhet patjetër organizim dhe marrja e situatës në dorë dhe nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Unë kam qenë kundër këtij sistemi qokash. Nuk është normale që zona ku fiton e djathta, si Peqini nuk përfaqësohet, ndërsa për faj të sistemit përfaqësuesi i një zone tjetër është në parlament. Por mund të them me bindje se pas dy vjetësh, në zgjedhjet lokale Partia Demokratike do fitojë sërish në Peqin.
(e.m/gazetashqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Alfred Peza: Fitova në Peqin me 7 mijë vota diferencë ndaj Dash Sulës