Qarku Lezhë, materialet zgjedhore të KZAZ 15 nesër në KQZ
LEZHE- Ka përfunduar gjithcka rreth orës 17:00 të pasdites së sotme edhe në KZAZ nr 15, në rrethin e Kurbinit. Bëhet fjalë për një zonë, ku i gjithë procesi i zgjedhjeve ka kaluar me jo pak probleme. Procesi i numërimit të votave u ndërpre fillimisht në orën 3:00 të mëngjesit të sotëm për shkak të lodhjes se komisionerëve, për të rinisur rreth orës 13:00.
Ndërkaq pati një moment tensioni rreth mesditës në radhët e vëzhguesve, atëherë kur kishin ngelur pa u numëruar 4 kutitë e fundit që i përkisnin Mamurrasit. Kjo pas mbërritjes në këtë KZAZ të disa deputetëve të qarqeve të tjera.
Ndërhyrja e forcave të policisë, rinormalizoi situatën, ndërkohë që i gjithë procesi i numërimit të votave përfundoi rreth orës 17:00. Por, pavarësisht procesverbalit të nxjerrë nga komisioni i ZAZ, kreu i këtij komisioni bëri të ditur se të gjitha kutitë me votat dhe materialet zgjedhore do të dërgohen në KQZ, i cili pritet të shpallë rezultatin për gjithë qarkun e Lezhës, duke shpërndarë edhe mandatet zyrtarisht.
Gjithsesi nuk pritet ndonjë ndryshim në mandate, përtej atyre qe tashme janë deklaruar. 3 PS, (konkretisht Mimi Kodheli, Armando Prenga dhe Arben Ndoka), 3 PD (Aldo Bumçi, Gjovalin Kadeli, Albina Deda) dhe 1 LSI (Monika Kryemadhi).