Zgjedhjet e 28 qershorit, KQZ i jep fund debatit Qamil Xhani
Pas nje viti e gjysme perplasjesh mes politikes, por dhe akuzave te ndersjella, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhene fund debateve ne lidhje me fleteve e votimit dhe ka marre vendimin per djegin e tyre, nderkohe qe materialet zgjedhore do te dergohen ne Arkivin e Shtetit, sipas Kodit Zgjedhor. Kater nga shtate anetaret e KQZ-se votuan per nisjen e procesit te pastrimit te kutive te fleteve te votimit dhe djegien e tyre. Nderkohe qe tre perfaqesuesit e opozites bojkotuan votimin, duke deklaruar se ishin kunder ketij vendimi. Procesi i djegies se fleteve do te nise ne daten 7 janar dhe do te perfundoje me 5 mars.
Debatet
Edhe pse eshte nje prej vendimeve qe duhet te ishte marre kohe me pare, ne seancen e djeshme te KQZ-se nuk kane munguar debatet dhe replikat mes anetareve te institucionit me te larte zgjedhor. Perfaqesuesit e opozites ne komision deklaruan se fletet e votimit nuk duhet te digjen, duke qene se jane te vetmet prova qe mund te flasin per manipulimin e zgjedhjeve. "Fletet e votimit nuk duhet te digjen. KQZ po investon ne nje vendimmarrje shkaterruese", tha perfaqesuesi i PS-se ne KQZ-se. Nderkohe qe ai shkoi edhe me tej ne deklaraten e tij duke kerkuar doreheqjen e kreut te institucionit, Arben Ristani. "Akti per te cilin jemi mbledhur eshte ne zbatim te ligjit te Kodit Zgjedhor, te hartuar me konsensus mes paleve politike, qe ia ka lene KQZ-se te vendose. Do ishte mire qe te referoheshit tek ligji dhe jo tek politika", deklaroi Ristani. Nderkohe qe anetaret e PS-se ne kete komision, Deshira Subashi, Artan Lazaj dhe Pandeli Varfi u larguan gjate votimit te vendimit duke deklaruar se nuk ishin per djegien e fleteve. "Cfare mund te vazhdojme ne kur perplasemi kaq fort, kur politika nuk te jep besim per t'u futur ne zgjedhje. Une jam kunder djegies se kutive. Vendimmarrja 4-3 eshte nje ceshtje besimi dhe une nuk jam pjese e shqyrtimit te ketij materiali", tha Subashi. Nderkohe qe Ristani ka permendur zbatimin e ligjit dhe nenin178 te Kodit Zgjedhor. Ai ka kerkuar qe vendimi te mos interpretohej politikisht. Pas largimit te perfaqesuesve te opozites, KQZ votoi me 4 vota pro, per djegien e fleteve te votimit.
Vendimi
Me marrjen e vendimit nga KQZ-ja, administrata e ketij institucioni do te nise ne javen e dyte te muajit janar procesin e djegies se fleteve te votimit. E thene ndryshe, te gjitha kutite e perdorura per zgjedhjet e vitit te kaluar do te hapen. Materialet zgjedhore do te shkojne ne Arkivin e Shtetit, nga ku kushdo mund te kerkoje marrjen e tyre. Ndersa fletet e votimit, ne baze te ligjit, do te digjen. Qellimi i hapjes se kutive behet per arsye teknike. Te njejtat kuti do te perdoren edhe per zgjedhjet lokale te muajit maj. "Do te jene 3 procese, djegia e fleteve, seleksionimi i materialit qe mund te riperdoret dhe materiali qe do te shkoje ne Arkivin e Shtetit", deklaroi Ristani.
Pergatitja per zgjedhjet, sot mbledhje per ngritjen e zyrave rajonale zgjedhore
KQZ-ja ka nisur pergatitjet per zgjedhjet vendore te muajit maj. Sot ne oren 10:00 ky institucion do te zhvilloje mbledhjen per caktimin e njesive administrative ku do te ngrihen ambientet e punes te Zyrave Rajonale Zgjedhore. Kryetari i KQZ-se, Arben Ristani tha gjate mbledhjes se djeshme se koha per pergatitjen e zgjedhjeve lokale me 8 maj eshte tejet e kufizuar. Kreu i institucionit ftoi anetaret e KQZ dhe forcat politike te ushtrojne me pergjegjshmeri detyrat qe u ngarkon Kodi Elektoral per pergatitjen sa me te mire te procesit. Nderkohe qe vetem disa dite me pare jane trajnuar te rinjte e Unionit Studentor, per te qene dhe ata anetare te KQZ, ne rastin e mosdergimit nga ana e partive politike te anetareve te komisioneve te zgjedhjeve ne rang vendor.
Gjoncaj
"Interesi yne per materialet nuk ka perfunduar. Ky interes ka lidhje me transparencen dhe zgjedhjet e ardhshme, prandaj sot po merrni nje vendim shkaterrues. Edhe duke djegur fletet e votimit ju nuk duhet te beni Neronin e shekullit te njezetenjete", tha perfaqesuesi i PS ne KQZ, Gjoncaj.
KQZ miraton proceduren e asgjesimit te fleteve
Si do te behet djegia e fleteve, sa njerez dhe benzine duhet
Pas marrjes se vendimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, administrata e ketij institucioni do te nise zbatimin sipas udhezimit. Duhen rreth 70 dite per te hapur kutite, seleksionuar materialin qe duhet te shkoje ne arkiv dhe djegien e fleteve te votimit. Pastrimi i kutive duhet te kryhet nga 25 persona te cilet do te punojne per hapjen e afersisht 10 mije kuti votimi dhe kuti te materialeve zgjedhore. Nje person, sipas llogarive te KQZ-se i duhen rreth 45 minuta puna per kryer te gjitha proceset qe lidhen me kutite e votimit si hapjen, seleksionimi, pastrimi e kutise, sistemimin dhe magazinimin. "Duke shtuar edhe kohen minimale qe kerkohet per djegien e fleteve, eshte llogaritur qe kontraktimi i punetoreve duhet te behet per nje periudhe kohore 70 dite pune", thuhet ne vendimin e KQZ-se. Seleksionim i dokumentacionit te materialeve zgjedhore qe shkojne ne Arkivin e Shtetit do te behet nga kater specialiste. "Theksojme, se nje nga specialistet do te kete si proces pune prioritar arkivimin e dokumentacionit dhe pajisen me procesverbalet perkatese", thuhet ne relacionin e projekt vendimit. Specialistet e KQZ-se kane parashikuar dhe te gjitha detajet qe duhen per procesin e eliminimit te fletesve. "Eshte parashikuar lenda djegese nafte dhe benzine per transportin e fleteve te votimit dhe materialeve te tjera, si dhe djegia e fleteve te votimit. Sasia e percaktuar eshte bazuar ne sasite e konsumuara per kete proces pune ne zgjedhjet e meparshme", thuhet ne relacionin e projektvendimit te KQZ-se.