E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani: Rama, pronar i protestave me tollona Qamil Xhani

Per anetarin e Asamblese Kombetare te Partise Socialiste,Ylli Manjani ideja per nisjen e protestave ne shtator nga opozita, eshte nje mashtrim i radhes nga kreu i PS-se Edi Rama. Ne nje interviste per televizionin “Klan”, Manjani deklaron se protestat nuk kane qellim dhe nuk kane asnje kazus per te patur sukses. “Edi Rama thote qe do te beje protesta. Te krijohet ideja sikur ky zoteria eshte pronar i tollonave te protestave. Proteste per ke? Ne emer te kujt? Ka hedhur idene se do te rrezoje qeverine. Kjo eshte genjeshtra e radhes. Eshte nje dejavu e asaj qe ka ndodhur vitin e kaluar” u shpreh Manjani. Duke analizuar qendrimin e liderit te PS-se, Manjani kritikon politiken e ndjekur nga Rama, duke e akuzuar ate si nje lider qe ka marre peng Partine Socialiste dhe gjithe politiken shqiptare. “Ai eshte sot kryetari me pa koke, ne kuptimin politik te fjales, me pa vizion qe ka Partia Socialiste. Ai ka marre penge, jo me Partine Socialiste, por gjithe politiken ne Shqiperi dhe ne te vertete gjithe Shqiperine. Po shkojme drejt pushtetit te perjetshem te individit, ne demokraci kjo eshte e rrezikshme”, ka thene Manjani. Afrimi i zgjedhjeve lokale, per te, nuk shihet si nje moment qe do i sjelle fitoren Partise Socialiste. Ai argumenton se mungesa e koalicionit mes PS dhe LSI-se i heq opozites avantazhin numerik. Manjani shton se problemet e brendshme ne Partine Socialiste jane nje tjeter motiv qe nuk i premton kesaj force nje avantazh, ne suksesin elektoral. Ne kete linje afrimi me LSI-ne do te ishte zgjidhe. “Duke qene se PS dhe LSI-ja tashme jane zyrtarisht te ndare. Duke qene se vet problemet e brendshme te PS-se thellojne kete ndarje me shume, ceshtja e carjes se votes ne kete lloj votimi eshte nje disavantash shume i madh per Partine Socialiste. Kete disavantash e mbulonte disi nje aleance me LSI-ne, por kjo eshte e pamundur”, tha ai. Ndersa shton se nje tjeter fakt qe e bene me te veshtire garen elektorale per PS-se eshte dhe perfshirja direkte e kreut te PS-ne ne zgjedhje. “Futja e kryetarit te PS-se ne keto zgjedhje, interesat e te cilit jane drejtperdrejte te lidhura me kete lloj administrimi, ne fakt demtojne Partine Socialiste”, u shpreh Manjani. Ai shton se deklaratat per protesta dhe rrezim te qeverise do te vijojne te shtohen me afrimin zgjedhjeve lokale. Ne kete menyre Rama, sipas Manjanit kerkon te marre ne tavoline b bashkine e Tiranes. ”Nese ai nuk e arrin kete do te mbaje peng reformen zgjedhore, do te mbaje peng kutite e votimit me idene se do te delegjitimoje zgjedhjet e ardhshme me shprese se mund te marri dicka ne institucione, apo perseri ne tavoline”, u shpreh Manjani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›