E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verejtjet e BE, KLD pezullon gjyqtaret e rinj

Tirane- Ministri i Drejtesise, Bujar Nishani ka kerkuar qe emerimet dhe transferimet e gjyqtareve, te shtyhen derisa ky institucion te marre masa per te hartuar sistemin e pikezimit, ne baze te te cilit krijohet edhe lista e renditjes se gjyqtareve. Kjo kerkese e tij eshte pranuar nga Keshilli i Larte i Drejtesise, ne mbledhjen e saj te fundit.
Kerkesa eshte bere ne mbledhjen e KLD-se, pas raportit te eksperteve te BE-se per vizat, te cilet ishin te shqetesuar per transparencen ne gjyqesor.“Ekspertet degjuan pretendimin se vendimet dominohen nga pazaret dhe favoret reciproke”, tha gjate nje deklarimi dje per mediat, ministri Bujar Nishani. “Kjo shkon paralelisht ne teresi me perceptimin qe ekziston tek qytetaret per korrupsionin ne radhet e gjyqtareve, kur vete gjyqtaret ngrene dyshime, akuza dhe gjykime se vete procesi i emerimit apo promovimit te gjyqtareve nuk behen mbi bazen e asaj qe ligji percakton. Keto konstatime te ketij raporti, jane nje alarm i madh per KLD. Nisur nga rekomandimet e ekipit te eksperteve i propozova KLD-se, qe deri ne momentin kur sistemi i vleresimit, sistemi i pikezimit per kete vleresim, ashtu sic percaktohet ne Ligjin per Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Gjyqesor te jete i disponueshem dhe i gatshem ne tryezen e KLD, Keshilli te mos beje emerime apo promovime te gjyqtareve. Kjo me pas u pranua nga Keshilli”, tha ministri Nishani. Sipas tij, Ministria e Drejtesise eshte e gatshme te ofroje kapacitetet e saj per ta pershpejtuar procesin e hartimit te ketij sistemi pikezimi dhe sistemit te vleresimit. Ministri i Drejtesise, Bujar Nishani sqaroi se nga kjo liste e renditjes sipas pikeve, do te varen edhe fatet e gjyqtareve ne rast emerimi apo transferimi. “Tashme kemi nje ligj mjaft te mire te miratuar me konsensus nga Parlamenti per organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqesor. Ligji perkates percakton qe emerimet dhe promovimet e gjyqtareve duhet te behen mbi bazen e ketij sistemi”, tha Nishani. Ai sqaroi se tashme KLD po punon dhe duhet ta perfundoje kete proces. “Nese ne arrijme te kemi nje procedure te konsoliduar transparente dhe te mbeshtetur mbi percaktimet ligjore, kjo eshte nje dere e hapur per gjithe procesin me pas qe kushdo mund kete mundesi te verifikoje si eshte respektuar procedura”, tha ai. Ne raportin e eksperteve te Komisionit Europian, konstatohet nje fare mosbesimi brenda sistemit gjyqesor, mosbesimi ndaj vendimeve te KLD, sidomos ne lidhje me disa emerime, shoqeruar me ankesa per mungese transparence ne vendimmarrje. Perpara pak ditesh ishte nje mision i eksperteve te BE-se, per vleresimin e ecurise per udherrefyesin per heqjen e regjimit te vizave, i cili kreu takime me te gjithe institucionet e drejtesise ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›