E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Gati të mblidhemi për ngritjen e komisionit hetimor

Ideja është hedhur sot nga deputeti socialist, Fatmir Xhafaj në një konferencë shtypi, nga ku ka theksuar se opozita është gati për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit pikërisht për këtë komision hetimor.

Ai tha më tej, se negociatat midis PS-së dhe PD-së, po vijojnë, por akuzoi maxhoranvën se nuk ka vullnet për të zgjidhur këtë ngërç dhe për të plotësuar kërkesat e PE-së.

“Mazhoranca nuk ka vullnet të zbatojë rezolutën e Parlamentit Evropian. Negociatat janë në vazhdim dhe PS ka bërë propozime të reja. Reforma e re zgjedhore kushtëzohet nga hetimi i zgjedhjeve të 28 qershorit”, ka pohuar Xhafaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›