E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret kursejne me pak Euro, bien depozitat ne monedhen evropiane

Shqiptaret, po kursejne me pak se me pare ne monedhen evropiane. Dukuri kjo qe referohet ne nje nivel me te ulet depozitash bankare ne Euro, se me pare. Dhe qe po shfaqet per te paren here pas kaq kohesh. Teksa per te thene te vertete, depozitat bankare ne Euro, vazhdimisht kane folur per nje shtim te tyre. E kesisoj, per nje tendence rritese te kursimit. E gjithe kjo panorame, zbulohet nga te dhenat me te fundit qe Banka e Shqiperise, ka referuar lidhur me nivelin e depozitave bankare, sipas te cilave, rezulton se gjate muajit korrik eshte konstatuar nje renie e tyre. Cka mund te kete lidhje edhe me faktin qe dergesat e emigranteve ne euro, te cilat ua dergojne familjeve te tyre dhe qe keto te fundit, i hedhin menjehere ne banke, mund te kene shenuar nje renie te tyre gjate veres se ketij viti. Konkretisht, te dhenat e referuara nga Banka e Shqiperise, tregojne se ne totalin e tyre, depozitat e reja te krijuara prane sistemit tone bankar, gjate muajit korrik te ketij viti, kane arritur nje vlere prej 863 milione eurosh ne totalin e tyre. Tregues ky, i cili gjate se njejtes periudhe te vitit te kaluar, ka qene ne kufirin e 982 milione eurove ne total. E duke folur kesisoj, per nje renie vjetore te treguesit te depozitave ne valuten evropiane. E konfirmuar kjo edhe nga te dhenat respektive te muajit qershor te ketij viti, me nje total depozitash te reja ne nivelin e 688 milione eurove, krahasuar me ate te plot 959 milione eurove, si fondi korrespondues i qershorit te vitit te kaluar. Apo ato te muajve maj 2013 dhe maj 2013, perkatesisht me 811 dhe 953 milione euro. Qe te gjitha keto krahasime shifrash nga viti ne vit, tregoje keshtu nje panorame disi te zbehte te depozitave te reja ne monedhen evropiane prane sektorit bankar shqiptar. Gje e cila ne fakt, nuk duket se eshte edhe aq e dukshme me monedhen amerikane, dollarin. Rreth te cilit mund te thuhet se depozitat e ketij viti, nuk eshte se kane ndonje renie drastike krahasuar me vitin e kaluar, si ne rastin e atyre ne euro. Konkretisht, duke iu referuar serish te dhenave te Bankes se Shqiperise shohim se nese gjate muajit korrik te ketij viti, sasia totale e depozitave te reja ne monedhen amerikane ka qene rreth 500 milione dollare, per te njejten periudhe respektive te nje viti me pare, ky tregues mesohet se ka qene 324 milione euro.

Kursi i larte i Euros, kete vere e la ate ne qarkullim

Nje nga shkaqet kryesore qe mendohet se ka ndikuar gjate kesaj vere, ne nje ulje te dukshme te depozitave te reja bankare ne monedhen evropiane, padyshim qe eshte edhe ai i lidhur me ecurine e kursit te kembimit valutor. Ku ne kete te fundit, Euro gjate muajve te veres ka shfaqur nje qendrueshmeri te madhe, pa zbritur thuajse kurre nga niveli prej 139.140 lekesh. Dhe qe perkthehet ne realitet, ne nje deshire me te madhe per ta kembyer Euron tek pikat e kembimit valutor, e kesisoj, per te perfituar me shume para’. Nje transaksion ky, qe eshte vertetuar edhe nga nje shifer ne rritje e depozitave ne monedhen vendase, Lek, gjate veres se ketij viti. Sikunder, edhe me me shume transaksione te kryera ne te ashtuquajturat “Exchange”. E gjitha, fale nje force me te madhe qe Euro tregoi se zakonisht, krahasuar me valutat e tjera te huaja. Kjo ne fakt, sipas eksperteve te kembimit valutor, ka qene vera e pare, kur Euro nuk u ndikua nga prurjet e medha te saj prej emigranteve te mberritur ne vend per pushime apo edhe vizitoreve te huaj.

Edhe depozitat ne monedhen vendase kane njohur renie

Por nuk jane vetem depozitat ne monedhen evropiane ato qe kane pesuar renie te tyre gjate muajve te kesaj vere, por edhe ato te monedhen vendase, Leku. Edhe pse kjo renie, ka qene disi me e zbehte. Konkretisht, referuar gjithmone te dhenave te Bankes se Shqiperise, rezulton se nga 174.613 miliarde leke qe ka qete totali i tyre ne korrikun e vitit te kaluar, ne te njejten periudhe respektive te ketij viti, kjo shifer ka rene ne vetem 172.358 miliarde leke. Cka flet qarte per nje renie te tendences per kursim dhe me shume lekeve ne qarkullim nga popullata shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›